Haxhinato firmos marrëveshje fizibiliteti me ambasadorin italian

12/04/2016 2:13 PM 0 komente

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka firmosur me ambasadorin e Italisë Alberto Cutillo, marrëveshjen “Project Facility për studime fizibiliteti dhe projektim në nivel përfundimtar në sektorin e infrastrukturave”. Marrëveshja parashikon një financim prej 2 milionë euro-sh, për Projektimin paraprak, përfundimtar dhe Studimin e Impaktit Mjedisor për 3 projekte.

Ministri Haxhinasto theksoi se këto 3 projekte janë shumë të rëndësishme, segmente të rëndësishëm të korridorit Adriatiko-Jonian si dhe të korridorit të 8.

Konkretisht bëhet fjalë për : 1-Dyfishimin e segmentit rrugor Milot-Shkodër; 2-Projekti që bën evitimin e zonës industriale Tiranë- Durrës, lidh zonën e Vorës me zonën e Rrogozhinës, ose Kavajës, që do të përcaktohet nga fizibiliteti. 3- By-pass i Elbasanit, që është pjesë edhe e korridorit 8.

“Gjithë këto projekte janë në përputhje të plotë me strategjinë kombëtare të Transportit, gjithashtu janë në përputhje të plotë me atë çfarë kemi vendosur për rrjetin kombëtar dhe rajonal, në funksion të procesit të Berlinit”. – tha Haxhinasto.

“Bëhet fjalë për një financim prej 2,1 milion eurosh, për të cilin dua të falenderoj ambasadorin dhe Qeverinë Italiane. Pas kësaj do të kemi një projekt integral, pra do të jetë një produkt i gatshëm për tu financuar. Është një metodë e re që aplikohet, duke i përmbledhur gjithë hallkat e realizimit të një projekti, gjë që duhet marrë model edhe në projekte të tjera. Me ambasadorin kemi rënë dakort që të tregojmë fleksibilitetin e duhur, me qëllim që përcaktimi i gjurmës veçanërisht për lidhjen midis zonës së Tiranës ose Kavajës ose të Rrogozhinës, me qëllim ti shërbejë më mirë rrjetit tonë të transporit”-përfundoi Haxhinasto.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of