Hekurudha Maqedoni-Bullgari, gati në vitin 2027

21/12/2018 9:47 AM 0 komente

Për tetë vite pritet të realizohet udhëtimi me tren nga Shkupi për në Sofje. Hekurudha nga Shkupi deri në kufirin bullgar duhet të ndërtohet deri në vitin 2025, por për lidhjen e plotë me hekurudhë, duhet të presim edhe dy vite tjera, deri kur pritet të ndërtohet hekurudha nga Sofja deri në kufirin maqedonas. Ministria e financave firmosi marrëveshjen për grantin prej 68,6 milionë euro nga BE, i ndarë nga Programi i investimeve për Ballkanin Perëndimor, marrëveshje që u arrit verën e shkuar në Samitin e Triestës. Me këto mjete, do të bashkë-financohet faza e dytë e kësaj linje hekurudhore nga Bellakovci deri në Kriva Pallankë, si pjesë e Korridorit 8 në gjatësi prej 34 km ndërsa shuma e përgjithshme pritet të jetë 145 milionë euro. Për aksin në fjalë, këtë verë u shpall tenderi ndërsa pritet ndërtimi të fillojë vitin e ardhshëm.

*ALSAT_MK

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of