‘Hello’, distancim social. Mirupafshim shtrëngim duarsh

20/05/2020 1:25 PM 0 komente

Lindi shekuj më parë si simbol i paqes, një gjest që vërtetonte se ju nuk po mbanit në dorë një armë dhe me kalimin e kohës është bërë pjesë e thuajse të gjithë shkëmbimeve sociale, fetare, profesionale, sportive e në biznes.

Por koronavirusi i ri na ka detyruar ta rimendojmë shtrëngimin e duarve. Pavarësisht se sa miqësor, është një shkëmbim i mikroorganizmave potencialisht infektues.

“Duart janë si një kryqëzim i ngarkuar, që lidh vazhdimisht mikrobet tona me mikrobet e njerëzve të tjerë, vende dhe gjëra”- shkruajnë një grup shkencëtarësh në Journal of Dermatological Science. Duart, thonë ata, janë “vektori kritik” për transmetimin e mikroorganizmave, duke përfshirë edhe viruset.

Por ky gjest tashmë nuk është më i pranueshëm. Çfarë do ta zëvendësojë shtrëngimin e duarve pas koronavirusit?

Ne jemi qenie sociale. Kur ne takohemi me dikë, organi ynë më i madh, lëkura, ngjishet me atë të një tjetri. Por në kohëra pandemie, është e qartë se sa i rezervuar është bërë ky gjest.

Ne kemi me qindra baktere dhe viruse në pëllëmbët tona. “Mendojeni” – thotë Charles Gerba, mikrobiolog dhe kërkues i shëndetit publik në Universitetin e Arizonës, i cili i përgjigjet edhe Dr. Germ. “Çdo herë që ju prekni një sipërfaqe ju mund të merrni deri në 50% të organizmave që mund të ndodhen në atë sipërfaqe”.

Duart tona mund të jenë bartëse të Salmonelës, E.coli, norovirusit dhe infeksioneve respiratore , nda këshillohet dhe larja e shpeshtë dhe e mirë e tyre,

Dr. Gerba thotë se ai ka ndalur së shtrënguari duart me çdo njeri që në vitin 2003 kur shpërtheu epidemia e SARS. “U them gjithnjë njerëzve se jam sëmurë. Në këtë mënyrë, i mbaj larg dhe nuk kam pse u jap dorën”.

Një ndër ekspertët më në zë të sëmundjeve infektive në SHBA, dr. Anthony Fauci thotë se që me fillimin e pandemisë, “ne nuk i kemi shtrënguar duart me askënd. Kjo është e qartë”.

Shtrëngimi i duarve, për një kohë të gjatë, kanë qenë një mënyrë për njerëzit për t’u takuar me njëri – tjetrin dhe pjesë e ritualit të kërkimit për një terren të përbashkët.

“Shtrëngimi i duarve është çka fotografohet në momentin e çdo marrëveshje” thotë Dorothy Noyes, profesor i folklorit në Universitetin Shtetëror të Ohios.

Shtrëngimi i gjatë dhe i fortë i duarve të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, me presidentin e Francës Emmanuel Macron në 2018 është një shfaqje klasike e dy burrave në kërkim të dominimit. Disa shtrëngime duarsh si ajo e presidentit kinez Xi Jinping me kryeministrin japonez Shinzo Abe, kërkojnë muaj të gjatë për t’u negociuar.

Pak minuta pasi njoftoi se ndalohej shtrëngimi i duarve për të luftuar COVID-19, kryeministri holandez, Mark Rutte, i dha dorën në mënyrë entuziaste Jaap Van Dissel, kreut të qendrës holandeze për kontrollin e sëmundjeve infektive. Shtrëngimi i duave është një zakon i vështirë për t’u thyer, edhe pse e dëshirojmë.

“Më falni, më falni! Jo, nuk lejohet! Le ta bëjmë sërish” – tha Rutte me të qeshur.

*Omar Younis, Clare Baldwin
Burimi: Reuters

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of