Hidrocentrali i Skavicës do të financohet nga SHBA

02/10/2020 3:01 PM 0 komente

Hidrocentrali i Skavicës, projekti i të cilit u prezantua në muajin qershor, do të financohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Rama, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Kosovë-Shqipëri.

I pyetur nga gazetarët, kreu i qeverisë tha se marrëveshja do të nëshkruhet nesër.

“Zoti kryeministër ju para pak kohësh keni promovuar ose keni deklaruar se, me fondet e buxhetit të shtetit, do të financonit hidrocentralin e Skavicës. Ndërkohë që në Kosovë po flitet për një hidrocentral të përbashkët me Shqipërinë, ku Kosova mund të marrë pjesë dhe të aktivizohet në financimin e hidrocentralit, a keni ndonjë koment?

Rama: Na dogje një lajm, për respekt tuaj po e them sot se do ta dëgjonit nesër, ne me Shtetet e Bashkuara nesër firmosim një marrëveshje për Skavicën, që do të financohet nga SHBA, që është një gjest fantastik i vullnetit të SHBA për t’i shprehur Shqipërisë konsideratën më të lartë, çka ne kemi bërë në qeverisjen e vendit në këtë periudhë për gjithë ato çështjet e shprehura në letrën e Presidentit, por jo vetëm.

Po ashtu SHBA kanë vendosur që në një numër të caktuar mbështetjeje shëndetësore me respiratorë në Europë pjesën e luanit t’ja japin Shqipërisë.”.

Kryeministri gjatë prezantimit të projektit deklaroi se hidrocentrali i Skavicës do të ndërtohet nga buxheti i shtetit.

Prezantohet HEC i Skavicës

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of