Hotel Hilton Garden in do të nisë rezervimet në Tiranë pas datës 14 dhjetor të këtij viti. Sipas njoftimit në faqen zyrtare të hotelit në Tiranë, një dhome do të shitet me 72-84 euro nata. Ky është një çmim i ngjashëm që japin hotelet me katër yje në Tiranë. Godina thuajse ka përfunduar teksa po avancohet me punimet e brendshme dhe me pas me furniturën. Objekti është i vendosur tek ish-Uzina Enver përgjatë Rrugës së Kavajës, në Bulevardin Gjergj Fishta.
Me hyrjen në treg të Hilton këtë vit pritet që kapacitetet akomoduese në shërbimin 4-5 yje të rriten me 23 për qind. Sipas të dhënave zyrtare që Hillton ka bërë publike, hoteli ka 141 dhoma, 2 suita dhe 6 salla moderne konferencash.
Me hyrjen e Hitlton në treg, numri i dhomave që ofrojnë shërbimet 4-5 yje në katër hotelet krysore në Tiranë, Tirana international, ish -Sheraton, Rogner dhe Plaza shkon në rreth 800. Por plani për ndërtimin e kullave në pritet të shumëfishojë ofertën për hotele luksi në Tiranë deri në vitin 2023.
Sipas statistikave zyrtare, numri i turistëve të huaj që vizituan vendin për qëllime pushimi gjatë viteve 2015-2016 është rritur me rreth 22 për qind në vit. Gjithashtu për 11 mujorin 2017 rritja ishte mbi 22 %.
Por nga ana tjetër të huajt që vizituan Shqipërinë për punë dhe biznes ka pasur ecuri më dobët. Pas rënies për dy vite rresht më 2014-2015, kjo kategori vizitorësh iu kthye rritjes gjatë 2016-2017. Por e gjithë kjo rritje nuk nxitur përfitime të larta për hotelet ekzistuese të cilat pohojnë se të ardhurat kanë pësuar rritje të lehtë më 2017.
Burimet nga Kompania Geci, që ka në pronësi Hotel Tiranën në qendër thanë se të ardhurat në vitin 2017 janë rritur me 7-8 për qind, ndërsa viti që shkoi ka qenë mjaft i vështirë për “Sheraton Albania”, duke detyruar brandin e njohur ndërkombëtar të largohet përfundimisht nga Shqipëria. Menaxherët e Plaza pohojnë se aktiviteti ka ardhur në rritje në vitin me 2017, por sërish kapacitetet nuk po shfrytëzohen plotësisht.
Ekspertët e sektorit bëjne me dije se në rast se Shqipëria nuk kthehet në destinacion turistik, nuk ka treg. Sipas ekspertëve, italia, rreth 93% të shtretërve e ka proporcionalisht 34% – 29% – 30% hotele me 1/2/3 yje. Vetëm 7% janë hotele me 4-5*. Këtu tek ne ka ndodhur e kundërta. “Katër hotelet më të mëdha në Tiranë janë me 4-5* dhe kanë rreth 1000 shtretër. Fasho e hoteleve të vegjël me 20-30 dhoma janë përsëri me 3-4*, duke konkurrojnë në të njëjtin treg”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.