Historia e pishinës Molitor, “Monument Historik” në Paris

29/07/2019 3:41 PM 0 komente

Na ishte një herë, në perëndim të Parisit, një ndërtesë e jashtëzakonshme, në formën e trekëndëshit, prej betoni, ku parisienët mund të notonin gjatë gjithë vitit e të çlodheshin.

Të gjithëve u pëlqente të shkonin në pishinën Molitor.

 

Pishina Molitor sot

Pishina Molitor u përurua në vitin 1929. Ajo u bë menjëherë e njohur në Paris, për shkak të arkitekturës dhe atmosferës avangardë që e karakterizonte. Pishina Molitor, është nje kryevepër e stilit art-deco në Paris.

 

Molitor, monument historik

Në të vërtetë, janë dy pishina. Një e hapur dhe një e mbyllur, që të mund të notosh gjatë gjithë vitit.

 

Bikini në pishinën Molitor

Në vitin 1946 shfaqen bikinit… dhe pikërisht në pishinën Molitor.

 

Pishina Molitor në vitet ‘80

Kushdo që ka shkuar në këtë pishinë, ruan një kujtim shumë të bukur. Shpirti i Molitor, i gjallë sot më shumë se kurrë, ndihet në korridoret e strukturës dhe veprave të artit. Ajo ruan ende frymën e njerëzve që e kanë frekuentuar atë vend, duke ndarë momente të bukura. Në gusht të vitit 1989, pishina u mbyll për arsye sigurie.

 

Grafite në pishinën Molitor

Për pasojë, struktura filloi të degradohej dhe të braktisej. Ajo u bë vendi i parapëlqyer për artistët e rrugës parisienë, siç shihet në këtë foto: një tempull i “street art. Pishina është shpallur “Moment Historik”.

 

Pishina Molitor gjatë natës

Në vitin 2014, pas një restaurimi, Pishina Molitor u hap sërish. Nuk është më qendër e komunës, por një hotel luksoz. Natyrisht, polemikat për këtë nuk kanë munguar. Që të laheni në këtë pishinë duhet të regjistroheni në një klub ekskluziv apo të paguani hyrjen, mjaft e kripur.

 

Molitor, tempull i artit modern

Struktura ruan ende sot universin e “street art” që e ka karakterizuar prej vitesh. Veprat e artit të një kohe shfaqen në muret e hollit të hotelit dhe në korridore.

 

Një tjetër kuriozitet për Molitor

Pishinat Molitor është bërë burim frymëzimi për emrin e protagonistit të romanit emocionues “Jeta e Pi” i autorit Yann Martel. Emri i pagëzimit të indianit 16-vjeçar ishte pikërisht Piscine Molitor Patel.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of