Historia e telefonave celularë në 6 foto ikonë

02/11/2016 11:13 AM 0 komente

1. Njëherë e një kohë, celularët e mëdhenj ishin në modë. Më pas dolën në modë telefonat e vegjël. Po flasim për telefonat celularë (pararendësit e smartphone-ve), ato pajisje të vogla apo të mëdha, që kanë ndryshuar bashkë me ne dhe që tashmë kanë më shumë se 40 vjet mbi supe. Nuk e besoni? Kjo foto tregon Martin Cooper, kërkues në Motorola, teksa bën telefonatën e parë me një telefon celular. Po flasim për një pajisje 23 cm të gjatë dhe që peshonte më shumë se 1 kg. Ishte viti 1973.
*Martin Cooper cilësohet si babai i telefonave celularë.

2. Teknologjia 1G ishte dominuese në vitet 1980. Krahasuar me telefonat e mëparshëm, që kërkonin lidhje kabllore me rrjetin telefonik, teknologjia 1G u lejoi përdoruesve të merrnin telefonin me vete. Shumë të mëdhenj për standardet moderne, pjesa më e madhe e telefonave celularë 1G mund të krahasoheshin në dimensione me një aparat telefoni standard. Dhe nga 1G kalojmë me shpejtësi te telefonat 2G, duke iu afruar teknologjisë, që ende sot, mbajmë në xhepat tanë çdo ditë. Por, revolucioni i vërtetë i këtyre modeleve vjen me futjen në përdorim të mesazheve, ato që më pas do të quhen SMS. Për herë të parë, telefoni pushon së qenë një mjet komunikimi vetëm nëpërmjet zërit. Me mesazhet hapet një epokë e re dhe e begatë e cila, me kalimin e viteve, do të çojë tek WhatsApp dhe gjithë instrumentet që kemi në dispozicion sot.

3- 2 G

3. Një tjetër hap i rëndësishëm (ose më mirë të themi, revolucionar) në fushën e telefonisë së lëvizshme ndodh në vitin 1999. Celularët nuk janë më objekte të ftohta, të papërcaktuar, të rëndë e pa personalitet, por shndërrohen në një aksesor që përcjellin stil dhe individualitet. Gjithçka ndodh gradualisht, por fillimi i një epoke të re shënohet vetëm me daljen në treg të Nokia 8210. Ky celular, përveçse një dizajni tërheqës e përmasash më të vogla, ka edhe mundësinë e një larmishmërie ngjyrash falë kapakut (cover).

4 Nokia

4. Pas revolucionit në fushën e konsumatorëve kalojmë në atë në fushën e biznesit që vjen, në mënyrë të pashmangshme, me daljen në treg të BlackBerry Pearl 8100. Ky model, tashmë ikonë e historisë, pati meritën që bëri të njohur markën BlackBerry, që pushoi së qenë i pranishëm vetëm nëpër sallat e mbledhjeve apo në çantat e biznesmenëve, duke ardhur kështu edhe në shtëpitë tona. BlackBerry monopolizoi për shumë kohë tregun e biznesit duke kapur kuota të paarritshme. Të paktën deri në daljen e iPhone.

5. BlackBerry-Pearl-

5. Përmendi ndokush iPhone? Apple ka meritën që krijoi smartphone-n më cilësor e që atëherë, asgjë nuk ka mbetur më e njëjtë. Sigurisht ka kaluar shumë kohë që prej atëherë dhe ndryshimi mes një telefoni iPhone të gjeneratës së parë dhe një telefoni iPhone 6 është i jashtëzakonshëm. Hedhja në treg i telefonit të parë iPhone ka mbetur në histori. Ishte një ngjarje marketingu për të cilën është folur për shumë vite dhe ishte ngjarja e parë e madhe e çmendurisë kolektive për një telefon celular (dhe këtë e dëshmojnë radhët e pafundme të blerësve jashtë dyqaneve). Edhe sot, më shumë se dhjetë vite më pas, gjërat nuk kanë ndryshuar. Çdo prezantim përbën një event që tërheq ende vëmendjen e mediave dhe radhët janë ende të pranishme.

6. iPhone

6. Në këtë pikë, pyetja është një dhe e vetme. Çfarë do të ndodhë në të ardhmen me smartphone. Mes gënjeshtrash, projekteve reale e fantashkencore dhe shpresave të mëdha, nuk e dimë ende. Flitet për smartphone në gjendje të realizojnë holograme, që mund të zvogëlohen derisa të zhduken e të gjenden përsëri edhe në distancë. Duket si diçka nëpër filma, por të mos harrojmë që edhe ekranet që palosen dhe rezistenca ndaj ujit dukeshin të tillë deri pak kohë më parë…

7. E ardhmja

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of