Gjenerata e re e Jazz e ka çelësin e vet të dizajnit te elektriciteti. E programuar që të debutojë në Sallonin e Tokios në tetor, do të mbërrijë te koncesionarët në 3-mujorin e parë të 2020-s
Brenda 2025, e gjithë gama europiane e Honda-s do të jetë e elektrifikuar. Me tre zgjidhje të ndryshme. Fillimisht, një teknologji për zero emetime dhe një bateri e vogël që do të prodhohet nga një platformë e dedikuar. Nga ana tjetër, pjesa e karikimit është në momentet e fundit të prodhimit dhe do të jetë gati shumë shpejt.
Në mes, hibridi full i-MMD, i adoptuar nga aktuali CR-V, do të jetë në krye të Jazz-it të ri që do të shfaqet në Sallonin e Tokios në tetor. Skema e zhvilluar nga prodhuesi japonez përfshin një motor benzine me cikël Atkinson, i lidhur me një tjetër alternativë që sipas situatave, furnizon me energji baterinë me jone litiumi ose ka edhe një motor elektrik i lidhur fizikisht me rrotat.
Lidhja mekanike ndërmjet njësisë termike dhe boshtit të drejtimit ndodh përmes mbylljes së një freksioni të paracaktuar: vetëm në këtë rast propulsori i benzinës e transferon drejtpërdrejt fuqinë e tij te rrotat. Një sistem i konceptuar në atë mënyrë që lejoi hartuesit të bënin pa kutinë e kambios, të zëvendësuar nga një reduktues me raport fiks. Dhe mbi të gjitha, të përdorësh motorin e benzinës kryesisht për të gjeneruar energji elektrike, në vend që të veprojë si njësi konvencionale e tërheqjes, ka efekte të dobishme në konsum.
Kjo është logjika e funksionimit që mbizotëron në modalitetin e makinës hibride, një nga tre modelet në dispozicion (dy të tjera bëjnë të mundur shfrytëzimin veç e veç të motorit termik dhe elektrik). Jazz-i i ri që do të jetë te koncensionarët në pranverën e 2020-ës, do të jetë i disponueshëm edhe me njësi konvencionale, ku nuk mungon as 1.0 me tre cilindra turbo, njëlloj me forcën e Civic. Nuk ka naftë, ndërsa Honda ka njoftuar se do ti thotë lamtumirë dieselit në të gjitha modelet e saj duke nisur nga viti 2021.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.