Hoteleri-Turizmi dhe Fasoneria me më shumë punëtorë “në të zezë”

21/11/2019 3:28 PM 0 komente

Inspektorati i Punës: 3 mijë të pasiguruar, problem Durrësi, Vlora, Tirana

Hoteleri-Turizmi dhe industria e tekstileve e këpucëve janë sektorët më problematikë për numrin e lartë të punonjësve informalë. Sipas Inspektoratit Shtetëror të Punës, një pjesë e madhe e bizneseve në këtë sektor fshehin numrin real të të punësuarve.

Për shkak të numrit të lartë të bizneseve në këto sektorë, qyteti me numrin më të lartë të punonjëse informalë vijon të mbetet Durrësi.

Në të gjitha rastet abuzive, inspektorati ka marrë masë pezullimi për biznesin deri në formalizimin e punëmarrësve. Sipas INSTAT rreth 66 % e të punësuarve në vend janë angazhuar në sektorin e shërbimeve, por një peshë të konsiderueshme zë edhe industria me 27 % dhe më pas ajo e bujqësisë.

Tv Klan

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of