Hotelet dhe agjencitë e udhëtimit kishin rritjen vjetore më të lartë të shitjeve, punësimit dhe pagave në tremujorin e tretë, pasi këto bizneset në këto sektorët kishin goditjen më të fortë gjatë vitit 2020 si pasojë e masave bllokuese në lëvizje që krijoi pandemia.
INSTAT raportoi sot se treguesit tremujorë të pagave, punësimit dhe shitjeve u rriten në të gjithë sektorët e shërbimit. Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave, rritje në të gjithë treguesit.
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 11,4% në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave krahasuar me tremujorin e tretë 2020. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,9%, krahasuar me tremujorin e tretë 2020 ndërsa fondit i pagave shënoi rritje 19,7%, krahasuar me tremujorin e tretë 2020.
Transport, Magazinim dhe Postë, shitjet u rriten 66.5%
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 66,5% në sektorin e transportit dhe postës, krahasuar me tremujorin e tretë 2020. indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 5,2%, krahasuar me tremujorin e tretë 2020 dhe fondi i pagave shënoi rritje 19,6%, krahasuar me tremujorin e tretë 2020.
Hotele me rritjen me të lartë
indekset e treguesve në aktivitetin Hotele, në tremujorin e tretë 2021 u rriten për të gjithë treguesit. indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje me rreth 2,2 herë, krahasuar me tremujorin e tretë 2020, ndërsa numri i të punësuarve shënoi rritje 36,6%, krahasuar me tremujorin e tretë 2020. indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 61,4%, krahasuar me tremujorin e tretë 2020.
Bar, Restorante, pagat me rritje të dobët
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 18,7% në bizneset e bareve dhe restoranteve krahasuar me tremujorin e tretë 2020. indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,8%, krahasuar me tremujorin e tretë 2020, ndërsa fondi i pagave shënoi rritje 14,4%, krahasuar me tremujorin e tretë 2020.
Informacion dhe Komunikacion, fondi i pagave u rrit me 55%
Në sektorin e informacionit dhe komunikimit indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 16,9%, krahasuar me tremujorin e tretë 2020, ndërsa indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 25,9%, krahasuar me tremujorin e tretë 2020. indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 55,1 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2020.
Aktivitete Arkitekture dhe inxhinierike, rritje në të gjithë treguesit
Indekset e treguesve në aktivitete Arkitekture dhe inxhinierike, në tremujorin e tretë 2021 u rriten për të gjithë treguesit. indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 37,6%, krahasuar me tremujorin e tretë 2020 dhe indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 7,0%, krahasuar me tremujorin e tretë 2020. indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 25,3%, krahasuar me tremujorin e tretë 2020.
Agjenci udhëtimi, shitjet në u rriten me gati dy herë
Indekset e treguesve në aktivitetin Agjenci udhëtimi, në tremujorin e tretë 2021 patën rritjen më të lartë. indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje me rreth 2,1 herë, krahasuar me tremujorin e tretë 2020. indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 10,9%, krahasuar me tremujorin e tretë 2020 dhe indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 14,4%, krahasuar me tremujorin e tretë 2020.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.