Hotelet e biznesit më të mirë në botë

29/04/2013 11:59 AM 0 komente

Ata janë personat që udhëtojnë më shumë. Njerëzit e botës së biznesit, në jo pak raste, i përfundojnë marrëveshjet e tyre në hollet e hoteleve më të mira të botës të dedikuar për ta. Prandaj nuk është rastësi që shumë hotele në botë e kanë orientuar ofertën e tyre edhe ndaj atyre që udhëtojnë për qëllime biznesi (jo vetëm për kënaqësi). Po rendisim për ju disa nga hotelet më të mirë për “business”, në mënyrë që udhëtimi juaj të jetë sa më komod.

 

Hotel “Peninsula” – Shangai

Falë rritjes së shpejtë të ekonomisë së saj, Kina gjithnjë e më shumë po kthehet në një fuqi edhe në një lider për tregtinë ndërkombëtare. Hotel “Peninsula” ndodhet në një lagje koloniale, tërheqëse dhe karizmatike të Shangait. Në sajë të dizajnit inovativ paraqet një stil britanik të përjetshëm. Ky hotel luksoz vë në dispozicion të njerëzve të biznesit limuzina historike me motor “Rolls Royce” që përfaqësojnë klasin e saj tradicional. Ky hotel ofron zhurmë të pandërprerë të qendrës ekonomike të Shangait. Çmimi mesatar i dhomave varion nga 360 dollarë në 1,360 dollarë për natë.

 

Hotel “ME by Melia” – Barcelonë

Shik, bohemian dhe ndoshta edhe pak arrogant. Barcelona mishëron stilin europian dhe dashurinë për të. Përveçse është një destinacion i shkëlqyer për turizëm, përfaqëson edhe motorin e ekonomisë spanjolle, falë edhe rajonit katalanas që ka një forcë të kualifikuar pune dhe shumë të specializuar.

Hotel “ME” është emblema e transformimit të Barcelonës: ka kontribuar në kthimin e një lagjeje popullore në rezidenciale. E pozicionuar në portin e vjetër, dy hapa larg “zemrës” ekonomike të metropolit, hotel “ME” qëndron në majë të klasifikimit nga të gjithë njerëzit që udhëtojnë për qëllime biznesi në këtë qytet të magjishëm. Çmimi mesatar për dhomë fillon nga 137 euro.

 

Hotel Oberoi– Mumbai

Mumbai është padyshim qendra tregtare e Indisë ku realizohen rreth 60% e transaksioneve me jashtë. Hotel “Oberoi” pasqyron botën antike të karakterizuar nga eleganca dhe pasuria.

Stafi i hotelit është shumë i zellshëm dhe i aftë të përmbushë çdo nevojë tuajën. Mos u “mashtroni” nga vlerat tradicionale, sepse “Oberoi” është i pajisur me shërbime dhe mjete që do t’jua bëjnë qëndrimin shumë komod në Indi. Çmimi i akomodimit në natë fillon nga 166 euro, por kjo gjithmonë në varësi të sezonit.

 

Hotel “Four Seasons-Georges V” – Paris

Shijojeni një gotë shampanjë në tarracën private të hotel “Four Season” dhe mrekulloheni me pamjen që ofron Parisi. Idilike. E gjithë kjo është në dispozicionin tuaj në një nga qendrat e biznesit më dinamike në Europë. Ky hotel gëzon famë botërore për shërbimin e rafinuar “alla francez”. Hoteli “Georges V” ka një mori dhomash konference për të përmbushur çdo nevojë tuajën sipërmarrëse. Çmimi mesatar fillon nga 700 euro për natë.

 

Hotel “Mark” – Nju Jork

Është hoteli legjendar i Nju Jorkut. Mishërimi i dekadencës perëndimore. I vendosur në një rrokaqiell, që në kohët e arta përfaqësonte thelbin e arritjes njerëzore. Sikundër e dimë Nju Jorku është një nga qendrat më të mëdha financiare në të gjithë botim, prandaj ky hotel disponon një numër tepër të madh sallash konference dhe ofron një shërbim tepër të rafinuar, pa atë pompozitetin e ekzagjeruar që mund ta gjeni në ndonjë vend tjetër. Çmimi mesatar i dhomës për natë nis nga 400 dollarë.

 

2013, rigjallërim pas “stuhisë”

Gjatë këtij viti, të ardhurat nga udhëtimet e biznesit do të fillojnë të rriten, pas rënies së fortë që pësuan gjatë 2012-s. Padyshim, viti i kaluar ishte shumë kritik për sektorin e udhëtimeve për qëllime biznesi, por tashmë tendenca duket se do të ndryshojë. Europa Perëndimore do të ndiejë gjallërimin e kërkesës dhe rritje të shpenzimeve të udhëtimeve për qëllime pune. Kjo bëhet e ditur nga Shoqata Botërore e Turizmit të Biznesit që ka marrë në shqyrtim tregjet kryesore.

Në mënyrë të veçantë, tregu i këtyre udhëtimeve në Mbretërinë e Bashkuar do të pësojë rritje të ndjeshme me rreth katër pikë përqindje, duke arritur në 42,1 miliardë dollarë, falë rritjes me 2% të shpenzimeve për udhëtime ndërkombëtare dhe 5% të atyre me karakter lokal.

Rritja do të vihet re edhe në disa tregje të tjera, si në atë francez e gjerman. Gjermania, gjatë vitit 2013, do të njohë rritje të udhëtimeve për qëllime biznesi me 5.4% duke arritur në kuotën 52,9 miliardë dollarë. Do të jetë pikërisht tremujori i tretë që do të shërbejë edhe si pika e fortë e kthesës. Gjatë stinën së vjeshtës, sektori i udhëtimeve për qëllime biznesi në vendin që gjendet në veri të Alpeve do të arrijë të kapërcejë shifrat e realizuara në tremujorin e tretë të vitit 2008, që deri më sot ka përfaqësuar kulmin historik të këtij segmenti.

Në mënyrë më specifike, shpenzimet për udhëtimet e biznesit parashikohet të rriten me 5.6% sa u përket postimeve brenda kufijve kombëtarë dhe 4.6% për ato me destinacion ndërkombëtar.

Edhe në Francë, ky sektor do të njohë rritje me rreth 3.3% duke arritur kuotën 37.4 miliardë dollarë, falë edhe një rritje të udhëtimeve të brendshme me rreth 5.1 pikë përqindje.

Parashikohet që ky sektor të jetë në vështirësi në pjesën më të madhe të Europës Jugore. Parashikohet që gjatë vitit 2013 shpenzimet për udhëtime biznesi të ulen ndjeshëm në Spanjë, me rreth 4.1%. Kjo ulje do të jetë më e madhe për udhëtimet brenda territorit të vendit me rreth 5%.

Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja në total do të vazhdojnë të mbajnë peshën më të madhe të këtij sektori, rreth 70% të vlerës së tij në Europë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of