Hoxhaj dhe Mogherini nënshkruajnë marrëveshjen për fondet e BE-së

25/11/2016 9:40 AM 0 komente

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka udhëtuar nga Madagaskari drejt Brukselit ku do të marrë pjesë në takimin e parë të Këshillit për Stabilizim-Asociim në mes të Kosovës dhe Bashkimit Europian, takim ky i udhëhequr nga Komisioneri për Zgjerim Hahn dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, raporton “Zeri.info”.

Ndërsa delegacionin e Kosovës e udhëheq Kryeministri Mustafa. Takimi është i nivelit të lartë dhe i pari i këtij lloji pas hyrjes në fuqi të MSA-së në prill ndërsa të dyja palët do të raportojnë për të arriturat dhe diskutojnë një sërë çështjesh.

Po ashtu, në ditën e njëjtë do të nënshkruhet marrëveshja për qasjen e Kosovës në fondet e BE-së.

Siç mëson “Zëri”, marrëveshja do të nënshkruhet nga Përfaqësuesja e Lartë për politikë të Jashtme të BE-së, Frederica Mogherini dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ende nuk dihet në cilat fonde Kosova do të ketë qasje por konsiderohet një nga instrumentet kryesore që Kosova do të përfitoj në shumë fusha sikurse në arsim, ndërmarrësi, mjedis e fusha tjera./Zeri/.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of