Hrvatski Telekom pretendon se është investitori më i madh në infrastrukturën dixhitale të Kroacisë

27/09/2019 10:01 PM 0 komente

Hrvatski Telekom deklaroi se është investitori më i madh privat në infrastrukturën dixhitale në Kroaci, duke kontribuar në 3% të PBB-së së Kroacisë në 2018 dhe duke punësuar rreth 5,000 persona.

Sipas Atlasit Dixhital, të publikuar nga Instituti i Ekonomisë, Hrvatski Telekom kontribuoi në mënyrë direkte dhe indirekte me rreth 11.3 miliardë kuna në PBB-në e vitit të kaluar të Kroacisë, hapi 30.200 vende pune dhe gjeneroi 3.26 miliardë kuna nga taksat dhe kontributet sociale.
Hrvatski Telekom ka rritur vlerën e tij bruto të shtuar me 0.2% në 9.77 miliardë kuna për periudhën 2015-2018 dhe ka kontribuar në 2.5% të të ardhurave të buxhetit të shtetit.

Vetëm në katër vitet e fundit, kompania ka investuar më shumë se 7.5 miliardë kuna në infrastrukturë dhe teknologji. Rreth 75% e rrjetit është modernizuar deri më tani, dhe deri në fund të vitit do të përmirësohen të gjitha (2,000) stacionet bazë

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of