Numërohen 75.6% e kutive, pak ndryshime në rezultat, kryeson PS

26/04/2021 3:52 PM 0 komente

Kur janë  numëruar rreth 76% e kutive të votimit në të gjithë vendin (3929/5199). Partia Socialiste kryeson me 2.65 pikë përqindje ndaj koalicionit PD-LSI, një rezultat që nuk ka ndryshuar shumë në oët e pasdites, deri në 23.01.

Deri në orën 23.01, Partia Socialiste kishte 48.77 % të votave. Socialistët janë më të fortë në qarkun e Vlorës, Elbasanit dhe Beratit. https://www.monitor.al/numerimi-sipas-qarqeve-deri-ne-oren-21-rezultat-i-ngushte-ne-diber-pd-merr-edhe-nje-mandat-ne-elbasan/

E dyta është Partia Demokratike, që ka parë një rritje të lehtë, duke arritur në 39.29%. Demokratët janë më të fortë në Kukës, Lezhë e Shkodër.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zbritur nën 7%, pasi në orët e paradites ishte luhatur në nivelet e 7-7.1% . Në orën 23.01 kishte 6.84% të votave, duke vijuar të humbë lehtë në përqindje.

Surpriza e këtyre zgjedhjeve deri tani është Partia Socialdemokrate, që deri në orën 23.01 kishte marrë 2.23% të votave të përqendruara në dy qarqe, në Shkodër dhe në Tiranë dhe po vijon rritjen e lehtë.

Kjo parti ka deklaruar se do të bëjë koalicion me PS-në, duke i dhënë të majtës së PS-së një avantazh 5.36 pikë përqind ndaj koalicionit PD-LSI.

Partitë e vogla dhe kandidatët e pavarur nuk kanë arritur që të bindin elektoratin gri, i cili përpara zgjedhjeve vlerësohet se ishte shumë i lartë (rreth 15%  totalit të votuesve) dhe asnjë prej tyre nuk ka arritur të marrë më shumë se 1%.

Rreth 3.59 milionë persona kishin të drejtën e votimit në zgjedhjet e Kuvendit 2021, por vetëm rreth 60% e tyre ndodhën në Shqipëri, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që jetojnë jashtë vendit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur paraprakisht se pjesëmarrja në votime ishte 48.2%,  lehtësisht mbi nivelin e pjesëmarrjes në zgjedhjet e vitit 2017 dhe më e ulët se në 2013-n, kur ishte rreth 53.3%.

Partia Socialiste po kërkon një mandat të tretë, ndërsa partia Demokratike, në koalicion me LSI-në kërkon që të rikthehet në pushtet pas 8 vitesh.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of