Qeveria do garantojë 138 milionë euro të ardhura për 10 vjet për koncesionarin e Aeroportit të Vlorës

20/12/2019 5:24 PM 0 komente

Në udhëzimin që qeveria ka nxjerrë për ofertuesit potencialë lidhur me Aeroportin e Vlorës i cili parashikohet të ketë një kosto rreth 87 milionë euro, nuk është harruar pjesa e garantimit të trafikut. Një situatë  e ngjashme në negociatat e vitit të shkuar me turqit që shprehën interes çuan pikërisht në mosarritjen e një marrëveshjeje por konsulenti edhe në këtë rast ka nënvizuar se skenarët që merren në analizë tregojnë për risqe të larta çka e bën përfshirjen e garancisë si një instrument. Referuar të ardhurave totale të parashikuara në skenarët e studimit vënë në dispozicion te “Komisionit, shprehemi se ky projekt mbart risqe të larta për arsye se është një aeroport i cili ndërtohet nga fillimi në një zonë te gjelbër (green field), dhe është e pamundur të parashikohet me saktësi trafiku dhe nuk ka një bazë të dhënash. Gjithashtu sipas parashikimit të konsulentit të kontraktuar nga Autoriteti Kontraktor për kryerjen e studimit, vërehet një normë e ulet kthimi në rastin bazë e cila arrin 9.23%. Në këto kushte, në rast se do të vendoset të vazhdohet me zhvillimin e këtij projekti, atëherë autoriteti kontraktues do të marrë masat për të garantuar të ardhurat e parashikuara në skenarin bazë, pra të ardhurat e munguara midis nivelit faktik dhe atij të parashikuar në skenarin bazë për 10 vitet e para të operimit “thuhet në dokument.

Kështu referuar tabelës parashikohet që të ardhurat e garantuara në skenarin bazë për 10 vitet e para të operimit të jenë 9.6 milionë euro në vitin e katërt, 10.3 në vitin e pestë, 11.2  për të gjashtë , 12.1 për të shtatë e kështu me radhë me një kulmim prej 18.6 në vitin e trembëdhjetë nga nënshkrimi i kontratës. Në total të ardhurat e garantuara duhet te jenë rreth 140 milionë euro.

Në rast të tejkalimit të të ardhurave të parashikuara në rastin optimist, atëherë të ardhurat mbi nivelin e parashikuar do të ndahen në raport 50:50 me shtetin.

Ofertuesit potencialë duhet që të përmbushin një listë të gjatë me kushte ku ndër të tjera ajo për vlerën neto. “Ofertuesi, (nëse nuk është Bashkim i Perkohshem i Shoqerive) – apo filiale të Ofertuesit – duhet të provojë që ka patur një vlerë neto prej të paktën 100 (njëqind) milion EURO apo ekuivalent gjatë 3 (tre) viteve të fundit fiskale. Nëse Ofertuesi është Bashkim i Perkohshem i Shoqerive, ai duhet të vërtetojë që vlera e përgjithshme neto e pjesëtarëve të Bashkimit te Perkohshem te Shoqerive është 100 (njëqind) milion EURO apo ekuivalent gjatë 3 (tre) viteve të fundit fiskale dhe të paktën 80 (tetëdhjetë) milion EURO gjatë gjithë kohës për Pjesëtarin Financiar apo Drejtuesin e Bashkimit të Shoqërive. Vlera neto do të llogaritet: Vlera neto = (totali i aktiveve) minus (totalin e detyrimeve)” thuhet në dokument.

Koncesioni për aeroportin e Vlorës, tre skenarët për trafikun e pasagjerëve

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of