Niveli i pagave duket se i ka rezistuar krizës që krijoi pandemia Covid-19. Sipas të dhënave nga INSTAT, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të dytë 2020, është 54.149 lekë, duke u rritur me 2,9%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Por, kjo rritje e pagave ishte e kufizuar vetëm në aktivitete.
Rritja është shkaktuar nga pagat më të larta në sektorin e teknologjisë dhe informacionit dhe në sektorin bankar. Të dy këta sektorë kanë punuar normalisht edhe gjatë pandemisë.
Paga në “Aktivitetet financiare dhe të sigurimit” u rrit me 12% në tremujorin e dytë në krahasim me të parin, nga 104.9 mijë lekë, në 117.9 mijë lekë. Ky aktivitet ka dhe pagat më të larta në vend.
Informacioni dhe komunikacioni është një tjetër sektor që ka qenë i zënë me punë gjatë pandemisë, teksa pjesa më e madhe e punës kaloi online, duke rritur kërkesën për shërbime IT. Të dhënat e INSTAT tregojnë se paga mesatare në aktivitetin e Informacioni dhe komunikacioni u rrit me 7.8%, nga 78.5 mijë lekë, në 84.5 mijë lekë. “Informacioni dhe komunikacion” është aktiviteti i dytë më i paguar në vend, pas “Aktivitetet financiare dhe të sigurimit”.
Rritje, por më e lehtë u shënua dhe në “Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale”, me 1.4%, nga 63.1 mijë lekë, në 63.9 mijë lekë.
Në aktivitetet e tjera, pagat kanë mbetur pothuajse të pandryshuara.
Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të dytë 2020, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit, është 2,18 herë më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grup-aktivitetin e bujqësi, pyje dhe peshkim është 37,5 % më e ulët.
Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të dytë 2020, paga mesatare bruto për grup-aktivitetin e industrisë, ka rritjen më të madhe prej 4,4%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, ndërsa bujqësia, pyjet dhe peshkimi ka një ulje prej 13,9%.
Gjatë tremujorit të dytë 2020, paga mesatare mujore bruto, për një të punësuar në grup-profesionin e ligjvënësve, nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë, është 77,3 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grupin e Punëtorëve (Profesione elementare) është 41,1 % më e ulët.
Paga për grup-profesionin e Punonjësve të shitjeve dhe të shërbimeve ka rritjen më të madhe prej 4,9 % gjatë tremujorit të dytë 2020, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, ndërsa për grup-profesionin të punësuarve si Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë ka një ulje, prej 4,1 %.
Burimi i të dhënave mbi pagat është Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në bazë të memorandumit të bashkëpunimit i dërgon INSTAT-it.
Paga mesatare mujore përfaqëson pagën bruto që merr mesatarisht një i punësuar për punën që ka kryer në një muaj.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Ekonomia jone po shkon drejt gremines. Plakje e shpejte e popullsise, borxh i larte publik, popullsi e pakualifikuar si duhet (sa inxh. mekanike, kimike etj te afte kemi per undustrine?), e shume probleme te tjera. Rritja e rrogave ne sektorin bankar eshte e perqendruar ne shume pak duar. Ne IT punesohen shume pak veta, dhe ata shfrytezohen shume. Te jep 1000 euro dhe te ve te punosh para kompjuterit 8 ore ne dite sa te rrenohesh nga stresi pa e kuptuar. Monitor, perse nuk beni nje shkrim per Shellin ne Shpirag? Vazhdon puna per nafte dhe gaz apo rezervat e… Read more »
E kemi pyetur kompanine dhe na ka thene qe nuk e ka nderprere punen, po vazhdon aktivitetin
Flm per pergjigjen ndaj pyetjes time. Sipas asaj qe eshte thene ne media, pra qe rezervat e Shpiragut mund ta benin Shqiperine me rezerva sa te Tunizise, ne Shpirag mund te kete rezerva rreth 200 milione fuci (bashke me rezervat e tjera te vendit behen 400 mln, sa Tunizia). Rezerva te vogla padyshim, prandaj gazi mund te ishte me me shume impakt nga ana strategjike per Shqiperine, se mund te ndihmonte shume sektorin e energjise (elektrike, ngrohje, industri). Prandaj shfaqa interes per Shpiragun.
Na thane qe kompania e ka nderprere aktivitetin ne Shqiperi sepse nuk esht eeficiente, por kompania e mohon
Duhet ta kete nderprere. Artikulli i meposhtem i FinancialTimes per Shell thote: “The group’s exploration and production division reported a loss of $787m, compared with a profit of $1.6bn in the same quarter a year ago, because of lower oil prices, decommissioning costs, tax charges and write-offs related to its business in Albania”.
https://www.ft.com/content/4e1fa700-4334-11ea-a43a-c4b328d9061c
ndoshta, po persa kohe qe nuk e pranon njeri zyrtarisht nuk e bejme dot. Thanks per link