Marrëveshja me Bankën Botërore, 15 milion euro mbështetje direkte për përballimin e epidemisë

03/12/2020 12:58 PM 0 komente

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manatirliu, deklaroi se marrëveshja me Bankën Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Ndërtim (IBRD), pjesë e  Bankës Botërire, do të jetë një mbështetje direkte për fuqizimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor në reagimin ndaj emergjencës të Covid-19.

“Ky financim që ne sot kalojmë, marrëveshja me Bankën ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, do të fuqizojë kapacitetet e sistemit tonë shëndetësor në reagimin e emergjencës Covid19. Kjo marrëveshje parashikon që në vlerën 15 milion euro, të përdoret për 3 komponentë kyç në reagimin ndaj emergjencës Covid.

Së pari në parandalimin e përhapjes së infeksionit Covid19 dhe rritjen e kapaciteteve laboratorike, në përputhje me strategjinë strategjinë tonë të vjeshtë-dimrit.

Së dyti, rritja e kapaciteteve të sistemit shëndetësor për trajtimin e pacientëve me Covid 19 dhe sëmundjet që lidhen me të, duke filluar nga rekrutimi i stafeve të reja, sigurimin e autoambulancave të reja dhe zgjerimin e kapaciteteve spitalore.

Së treti përfshin edhe masat për komunikimin dhe distancimin fizik, duke përmirësuar nëpërmjet teknologjisë së informacionit konsultat online”, tha Manastirliu.

Gjatë fjalës saj në Parlament, Manastirliu tha se buxheti i vitit 2021 për shëndetësinë do të rritet me 23%, duke mundësuar fuqizimin e kapaciteteve për përballimin e situatës Covid19 por edhe rritjen historike të pagave me 40%.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of