Huamarrja ndaj artit po rritet me ritme të larta

09/08/2019 10:03 PM 0 komente

Pas pikturave më të bukura të botës fshihet një huamarrje në nivele alarmante

 

Të paktë janë koleksionistët e artit si Patrick Drahi, një manjat i industrisë së telekomunikacionit francez, i cili bleu me para në dorë muajin e kaluar, Sotheby’s, një shtëpi ku zhvillohen ankande të ndryshme, kundrejt vlerës 3.7 miliardë dollarë amerikanë, shkruan The Economist.

Për të shitur një vepër arti mund të duhen muaj të tërë, ndoshta edhe vite. E vetmja mënyrë për ta zhbllokuar shpejt vlerën e saj është huamarrja dhe numri i pronarëve që po e bëjnë këtë po rritjet gjithnjë e më shumë. Sipas firmës së kontabilitetit Deloitte, vlera e jashtëzakonshme e kredive për artin në Amerikë arriti në 17-20 miliardë dollarë në 2017, rreth 13% më shumë se një vit më parë. Ekspertë të kësaj industrie shprehen se huadhënia ndaj artit ka shënuar rritje dyshifrore që prej asaj kohe.

“10 apo 20 vite më parë askujt nuk do t’i shkonte nëpër mend se mund të merrje hua nga koleksioni i veprave të artit që mund të kishe në zotërim. Fjala u përhap shpejt dhe në ditët e sotme, një numër i madh pronarësh marrin hua duke lënë si kolateral veprat e tyre”, shprehet Evan Beard nga Banka Private e Amerikës, institucioni me vlerën më të lartë të kredive për artin. Rënia e normave të interesit ka ndikuar edhe në rritjen e numrit të personave që marrin kredi arti. Në Amerikë, koleksionuesit e artit që marrin kredi për veprat e tyre mund që t’i mbajnë veprat ende në shtëpitë apo ambientet e tyre.

Bankat e mëdha kanë dhënë kredi kundrejt artit që në vitet 1970. Zgjerimi i këtij tregu ka tërhequr specialistë të sektorit të huadhënies. Banka të ndryshme kanë procedura të ndryshme në huadhënien ndaj veprave të artit. Athena, një prej huadhënësve më të rëndësishëm të Amerikës, pranon të japë hua vetëm 50% të vlerës për veprat të cilat kanë një vlerë rreth 2 milionë dollarë amerikanë.

Në Bankën e Amerikës dhe në bankat e tjera private, kredia minimale është afërsisht rreth 5 milionë dollarë. Të dyja bankat e mësipërme pranojnë vetëm vepra të artistëve të mirënjohur si kolateral, pasi ato janë të vetmet, vlera e të cilave nuk bie kurrë. Prandaj dhënia e huave ndaj veprave të artit nuk është me rrezik të lartë, ashtu siç mund të mendonin shumë njerëz, thotë Arturo Cifuentes nga Columbia Business School.

“Ne mund të japim hua miliona dollarë në tre ose katër javë”, shprehet Cynthia Sachs, shefe e sektorit të investimeve në Athena. Rachel Pownall, një profesor i financave të artit në Universitetin e Mastrihtit, mendon se tregu për specialistët e kredisë mund të jetë i kufizuar, duke qenë se shumica e veprave të famshme të artit janë në pronësi të klientëve super të pasur të bankave private.

Perspektiva më e mirë për rritjen e këtij sektori mund të jetë Europa. Asnjë nga bankat e këtij kontinenti nuk ka një program kreditimi për artin në shkallën që ai zhvillohet në Amerikë, me 90% të huadhënies për artin. Edhe pse europianët në përgjithësi janë skeptikë për të marrë hua të tilla, analistët shprehen se kjo do të ndryshojë brenda një kohe të shkurtër.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of