Huatë me probleme në Spanjë u rritën ne 10.5% të stokut të huasë në gusht, duke arritur një nivel të ri rekord të lartë, treguan të dhënat nga Banka e Spanjës të enjten, duke u rrit nga 9.9%, që ishin një muaj më parë.
Huatë që u klasifikuan u rritën me 5.3 miliardë euro në korrik, duke arritur në 178 miliardë euro në gusht.
Huatë me probleme në bilancet e bankave janë rritur në mënyrë të qëndrueshme që kur dekada e lulëzimit të pasurive të paluajtshme përfundoi katër vjet më parë. Një faktor tjetër që ka ndikuar negativisht është rënie e vendit në recesionin e dytë që prej vitit 2009
Edhe norma e papunësisë mbetet e lartë, me një në 4 spanjollë që janë pa punë.
Eurozona miratoi në korrik një hua deri në 100 miliardë euro, që pritet të përdoret nga qeveria spanjolle për nevojat e rikapitalizimit të bankave të saj me probleme.