Huawei bën llogaritë, 30 mld $ të ardhura më pak në dy vjet

18/06/2019 4:43 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
Ren Zhengfei, CEO i Huawei, ne takimin me gazetarët në selinë qendrore në Shenzen

Për herë të parë, Huawei bën një vlerësim të dëmeve, për shkak të masave të marra nga SHBA – në dy vitet e ardhshme, kjo do t’i kushtojë kompanisë 30 miliardë dollarë të ardhura më pak. Shitjet do të mbeten të qëndrueshme në 100 miliardë dollarë në vitin 2019 dhe 2020 – shpjegoi CEO i Huawei, Ren Zhengfei.

Përfshirja e kompanisë Huawei në listën e zezë tregtare të SHBA-së ka detyruar të gjithë kompanitë amerikane që duan të shesin pjesë përbërëse të marrin një miratim të veçantë nga Departamenti amerikan i Tregtisë. Më pas u vendos një pezullim 90-ditor i kësaj mase, deri në mes të gushtit, për t’i dhënë mundësi telefonave në qarkullim që të azhurnojnë aplikacionet. Por, se çfarë do të ndodhë më pas, është ende e paqartë.

Për të bërë një krahasim, në vitin 2018, rritja e të ardhurave të Huawei ishte 19,5%, ndërsa pjesa e konsumatorit arriti në 45%. Ky është divizioni që vuan më shumë për momentin masat e marra nga qeveria amerikane. Kompania pret që shitjet e smartphoneve të bien me 40% në të gjithë botën, për këtë arsye do të ulë prodhimin. Zhengfei tha se nuk e kishte pritur kurrë një vendosmëri të tillë të SHBA-së ndaj kompanisë së tij.
“Mendoj se të dyja palët do të vuajnë nga kjo situatë dhe askush nuk do të fitojë” – tha CEO i Huawei, Ren Zhengfei.

Burimi: Il Sole 24 Ore

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of