Sipas account në Twitter, Digital Chat Station, Huawei po punon për një teknologji rikarikimi të shpejtë wireless prej 90 W. Aktualisht, piku i arritur për karikim pa kabllo është 50 W.
Bëhet fjalë për të shkuar përtej limiteve të zakonshme, duke përgjysmuar kohën e kërkuar për të rikarikuar plotësisht baterinë e një telefoni modern. Kur prezantoi Mate 40, në fund të vitit të kaluar, Huawei bëri të ditur për finalizimin e një teknologjie me rikarikim të shpejtë, 120 W, edhe pse atëherë mungonin pajisje mobile kompatibël. Njoftimi i “Super Charger” 90 W në modalitetin wireless mund të vijë në të njëjtën kohë me prezantimin e serive të reja të smartphone P50, që pritet në fund të korrikut.
Krahas karikuesit wireless, Huawei mund të ngrejë shpejtësinë edhe për karikuesit me kabllo. Sot, kolosi kinez ofron rikarikim deri në 66 W, por në janar u shfaq një certifikim për një rikarikues prej 135 W, që konfirmon ndryshimin e hapit për të cilin kompania pati njoftuar në nëntor. Kompani si Oppo dhe Xiaomi tashmë kanë shkuar përtej, me module 100 W dhe 120 W.
Në fakt, tregu po shikon gjithnjë e më shumë për të prodhuar rikarikues me fuqi më të lartë. Në maj, Xiaomi prezantoi HyperCharge, një zgjidhje që rikarikon nëpërmjet wireless me kapacitet 120 W, duke prezantuar një pajisje me bateri 4000 mAh nga 0 në 100, në vetëm 15 minuta.
/Ansa