Huawei prezantoi gjetjet e para të mbledhura falë projektit të quajtur “Mbrojtësit e Natyrës”. Ky është një projekt i përbashkët i kompanisë në bashkëpunim me Fondin Botëror të Kafshëve të Egra në Itali (WWF). Të pranishëm gjatë konferencës për shtyp ishin përfaqësues nga të dyja kompanitë, presidenti i rajonit të Toskanës, z. Eugenio Giani dhe zv. presidenti i rajonit të kompanisë Vincenzo Bonavitacola, z. Renzo Tomellini. Në fjalën e tyre përfaqësuesit e WWF përgëzuan Huawei-n për mbështetjen që i ka dhënë shoqatës në mbrojtjen e biodiversitetit të disa prej Rezervave Natyrore Shtetërore.
Huawei dhe Fondi Botëror i Kafshëve të Egra në Itali bashkëpunojnë për projektin “Mbrojtësit e Natyrës”
Rrjeti i pajisjeve teknologjike “Mbrojtësit e Natyrës” është instaluar në Rezervatet Natyrore në shtetin e Astronit, Buranos dhe Orbetellos. Vetëm pas 3 muajsh aktivitet ky rrjet ka mbledhur mbi 300 mijë regjistrime audio dhe ka dërguar mbi 1000 raporte në kohë reale për aktivitete të paligjshme, të krijuara nga sistemi automatik i njohjes së zërit bazuar në Inteligjencën Artificiale. Regjistrimet e kryera nga pajisjet “Edge Audiomoth”, së bashku me të dhënat e Guardians, do të lejojnë një studim të paprecedentë të biodiversitetit në mjediset mesdhetare.
Prioritetet e projektit “Mbrojtësit e Natyrës”
Mbrojtja e mjedisit dhe ruajtja e biodiversitetit të tij janë prioritetet kryesore për ruajtjen e ekuilibrit të planetit dhe mirëqenien e brezave të ardhshëm. Mbi këto supozime, Huawei dhe Fondi Botëror i Kafshëve të Egra në Itali bashkuan forcat për mbrojtjen e biodiversitetit të disa prej Rezervave Natyrore Shtetërore të menaxhuara nga shoqata, veçanërisht atë të Astroni-t në Campania dhe të Orbetello-s e Burano-s në Toscana. Pajisjet kryesore që ju erdhën në ndihmë për kryerjen e studimeve kanë qenë të ashtuquajturit “Mbrojtësit e Natyrës” dhe “Edge Audiomoth”.
Bashkëpunimi, faktori kryesor në mbrojtjen e trashëgimisë së pasur natyrore
Huawei ka dhënë gjithmonë një kontribut të madh në zgjidhjen e problemeve komplekse dhe urgjente globale si mbrojtja e mjedisit dhe ruajtja e biodiversitetit. Drejtori ekzekutiv i Huawei në Itali, z. Wilson Wang është shprehur: “Ne kemi qenë prej kohësh të angazhuar në projekte të qëndrueshmërisë dhe përfshirjes në mbarë botën përmes programit tonë Tech4All. Prandaj, ne jemi shumë të kënaqur që mundëm të prezantojmë në Itali, nëpërmjet partneritetit tonë me Fondin Botëror të Kafshëve të Egra dhe mbështetjes së institucioneve vendore, një model efektiv të aftë për të kontribuar në mbrojtjen e trashëgimisë së pasur natyrore të vendit”.
Huawei ka udhëhequr zhvillimin global të teknologjisë në sajë të novacionit të palodhur dhe vetëm përmes novacioneve të vazhdueshme teknologjike do të kemi një shoqëri më të gjelbër dhe një mjedis më të pastër.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.