Huawei – SHBA, Microsoft autorizohet të japë licenca

22/11/2019 8:13 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Për herë të parë, që nga maji i vitit të kaluar, kur Shtëpia e Bardhë e përfshiu Huawei në një listë të zezë tregtare, nga Shtetet e Bashkuara vjen një rreze drite për kolosin kinez. Disa orë më parë, Departamenti amerikan i Tregtisë autorizoi Microsoft t’i japë licencat e softuerëve të vet Huawei.

Ky është një lajm i mirë për kompaninë me seli në Shenzen, e cila prej kohësh po përballet me bllokimin tregtar që i ka krijuar probleme të ndryshme në Perëndim.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Reuters, e cila citon fjalët e një drejtuesi të Microsoft: “Departamenti Tregtar pranoi kërkesën tonë për t’i eksportuar softuerë Huawei. Ky është një vendim të cilin ne e vlerësojmë shumë”. Vendimi nga Shtëpia e Bardhë vjen në kohën e duhur për Huawei, i cili në ditët e ardhshme do të prezantojë Matebook-un e ri. Lajmi është i rëndësishëm, veçanërisht për tregun perëndimor. Dhe me siguri do të ketë versionin e fundit të Windows dhe produkte të ndryshme të Office.

Shpresa është Android

Nuk ka asnjë dyshim tani që e gjithë vëmendja është përqendruar te Google. Vendimi i Departamentit amerikan të Tregtisë për Microsoft është një tregues konkret se diçka po lëviz. Kjo krijon një precedent të rëndësishëm. Kërkesa e shoqërisë me seli në Redmond që të mund t’i japë licenca software Huawei nuk është e izoluar. Në fakt, ishin rreth 200 kompani amerikane që i kishin bërë kërkesë Shtëpisë së Bardhë. Por Google ka peshë të veçantë.

Që prej majit të vitit të kaluar, Huawei po bën llogaritë me mungesën e licencave nga Android për pajisjet e reja. Huawei ka nxjerrë në treg vetëm modelin Nova 5T, i cili e mori licencën përpara furisë së presidentit amerikan, Donald Trump. Por telefoni i top gamës, Mate 30 Pro, i cili është prezantuar me një version open source Android, natyrisht nuk e bind tregun. Nëse pas dhënies së Ok Microsoft, Departamenti Amerikan do të miratonte edhe kërkesën e Google, gjithçka do të ndryshonte sa hap e mbyll sytë. Është e vështirë megjithatë të parashikohet se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme. Sigurisht ky është një lajm i bukur dhe jep shpresë Huawei.

Burimi: Il Sole 24 Ore

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of