Sipas një raporti të BBC, edhe kompania ARM që furnizon Huawei me hardware për të prodhuar procesorë, është detyruar të ndërpresë marrëdhëniet
Numri i kompanive që po ndërpresin çdo marrëveshje biznesi me Huawei, për të respektuar direktivat e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikën, po rritet. Tashmë, Google, Intel, Broadcom dhe Qualcomm i bashkohet edhe ARM, shoqëria angleze në pronësi të Softbank (japoneze) që furnizon Huawei me hardware për prodhimin e procesorëve Kirin, që gjenden në thuajse çdo pajisje të kompanisë kineze.
Lajmi bëhet i ditur nga BBC që ka publikuar një raport të detajuar, pasi ka analizuar dokumente të brendshme të ARM, të datës 18 maj.
Në këto dokumente, drejtuesit e ARM ftonin punonjësit të pezullonin çdo lloj marrëdhënie biznesi dhe lidhje me përfaqësuesit e Huawei, HiSilicon, dhe thuajse çdo shoqëri tjetër që i përket gjigantit kinez. Ky nuk është një lajm i mirë për Huawei. ARM është një ndër furnizuesit kryesorë të hardware për prodhimin e procesorit Kirin, i pranishëm në thuajse çdo pajisje të kompanisë kineze (smartphone, tablet dhe wearable).
Çfarë ndryshon për Huawei
Pezullimi i marrëdhënieve me ARM ndërlikon problemet te Huawei. Nëse shërbimet e Google që ofrohen nga Google mund të zëvendësohen në pak kohë (Huawei është duke zhvilluar ndërkohë një sistem operativ alternativ dhe po përpiqet të arrijë një marrëveshje me një store online për aplikacione), nuk është kaq e thjeshtë të gjesh një alternativë të vlefshme ndaj teknologjisë që ofrohet nga ARM.
Vendimi i ARM është i rëndësishëm edhe në një pikë tjetër. ARM nuk është kompani amerikane (e krijuar në Mbretërinë e Bashkuar, u ble nga kompania japoneze Softbank) dhe nuk kishte asnjë detyrim t’i nënshtrohej masës për ndalimin e Huawei që morën Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas BBC, shpjegimi mund të qëndrojë në faktin që procesorët ARM përdorin teknologji që zhvillohet në terren amerikan.
Deklarata zyrtare e ARM dhe përgjigjja e Huawei
Pas lajmit të publikuar nga BBC, ARM publikoi një deklaratë zyrtare për të hedhur dritë mbi çështjen. “ARM po respekton kufizimet e vendosura nga Qeveria e SHBA dhe po përballet me agjencitë e duhura qeveritare për t’i garantuar që do të vazhdojmë t’i respektojmë. ARM vlerëson në afat të gjatë marrëdhënien me HiSilicon dhe kemi besim se do të arrijmë në një zgjidhje të shpejtë në lidhje me çështjen në fjalë”.
Pas pak erdhi edhe reagimi i Huawei, e cila thekson edhe një herë ndërhyrjen e politikës në marrëveshjet e biznesit.
“Vlerësojmë marrëdhënien tonë të ngushtë me partnerët tanë, por ne e pranojmë presionin që po ushtrohet te disa prej tyre si rezultat i vendimeve në fushën politike. Kemi besim që kjo situatë do të mund të zgjidhet. Prioriteti ynë mbetet të vijojmë të furnizojmë klientët tanë në të gjithë botën me teknologjitë dhe produktet më të mira”.