Humb jetën punëtori në minierë, MIE ngre grup kontrolli

08/02/2019 3:32 PM 0 komente

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) njofton se një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në datë 08.02.2019, rreth orës 10:30 në minierën e subjektit “Albmine Chrome” në Bulqizë, ku si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën punonjësi A.A., 58 vjeç. Ai ka qenë duke punuar si vagonist në një nga galeritë e minierës, kur nga tavani është shembur një sasi materiali.

I aksidentuari kishte rreth 2 vjet punë në këtë subjekt minerar dhe ishte i regjistruar dhe i siguruar sipas ligjit.

Me t’u informuar për ngjarjen Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera ka nisur një grup kontrolli, i cili do të verifikojë zbatimin e të gjitha detyrimeve ligjore për masat e sigurisë teknike në punë dhe do të hartojë një raport të plotë lidhur me ngjarjen dhe shkaqet e saj.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta familjarëve të viktimës dhe të afërmëve të tij për këtë humbje tragjike.

MIE thotë në njoftimin për shtyp se garanton opinionin publik për vendosmërinë e saj për të monitoruar rreptësisht përmbushjen e kritereve të sigurisë në punë nga ana e subjekteve të licencuara në fushën minerare.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of