Çmimet e Prodhimit Industrial në Hungari u rritën me 3,8 për qind nga viti në vit në janar.
Sipas të dhënave të statistikave hungareze(KSH) çmimet për shitjet brenda vendit u rritën me 3,7 për qind, ndërsa çmimet e eksportit u rritën me 3,8 për qind.
Rritja e çmimeve është nxitur nga paga më të larta, ndryshimet e kursit të monedhës vendase forintës, si dhe çmimet globale të mallrave.
Nga viti në vit, çmimet në sektorin e pajisjeve të transportit u rritën me 5.9 për qind, dhe çmimet në sektorin e pajisjeve kompjuterike, elektronike u rritën me 2.6 për qind. Në sektorin e ushqimit, pijeve dhe duhanit çmimet u rritën me 8.3 për qind, ndërsa çmimet në sektorin e furnizimit me gaz, energji elektrike dhe avull ranë me 3.7 për qind.