Hungaria rikthen gjendjen e jashtëzakonshme, forcon masat anti-covid

04/11/2020 10:58 AM 0 komente

Hungaria ka rikthyer gjendjen e jashtëzakonshme duke filluar nga sot, pasi rastet e reja me koronavirus vijojnë të rriten, njoftoi kryeministri hungarez Viktor Orban.

Klubet e natës do të mbyllen, ndërsa do të vendoset shtetrrethim gjatë natës për të frenuar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Kryeministri tha se qeveria do të ushtrojë gjithashtu një kontroll më të rreptë në vendet argëtuese, të tilla si kinematë, teatrot dhe eventet sportive, për t’u siguruar që njerëzit po respektojnë masat për distancimin social dhe përdorimin e maskave.

Nëse këto protokolle nuk ndiqen, policia ka të drejtë të ndërhyjë, të gjobisë dhe madje të mbyllë vendet nëse është e nevojshme.

Qeveria gjithashtu do të “rrisë frekuencën e transportit publik në mëngjes dhe gjatë orës së pikut të mesditës” për të shmangur mbipopullimin e udhëtarëve, shtoi Orban./CNN

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of