Hyn në fuqi njohja reciproke e sigurimeve shoqërore me Hungarinë

12/01/2016 4:08 PM 0 komente

Hungaria është shteti i radhës me të cilën Shqipëria tashmë ka siguruar njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore, duke e çuar në 11 numrin e shteteve.

Shtete të tjera me të cilat vendi ynë ka një marrëveshje të tillë dy palëshe është edhe Tuqia ( e nënshkruan në vitin 2008), Rumania, Bullgaria, por edhe Belgjika e së fundmi edhe fqinji ynë Maqedonia.

Nga kjo marrëveshje përfitimet më të dukshme për shtetasit shqiptarë kanë të bëjnë me bashkimin e periudhave të sigurimit. Sipas marrëveshjes të gjitha periudhat e kryera si në legjislacionin tonë dhe në atë maqedonas bashkohen dhe futen në kushtet e përfitimit të një pensioni.

Sipas ekspertëve kjo marrëveshje është përgatitur bazuar në detyrimin që kemi, nga marrëveshja e Stabilizim Asociimit, që parashikon kuadrin e lëvizjes së lirë të shtetasve, detyrimin, që qeveria shqiptare të marrë masën për koordinimin e skemave të sigurime shoqërore.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of