“Do të na pëlqente që udhëtimi i parë i Hyperloop të ndodhte në Dubai gjatë Expo 2020”. Bibop Gabriele Gresta, president dhe bashkëthemelues i
Hyperloop Transportation Technologies, kryqëzon gishtat ndërkohë që tregon hapat e bërë përpara në ndërtimin e “trenit të parë supersonik” të shoqërisë.
Hyperloop Transportation Technologies është një ndër sipërmarrjet e para, që së bashku me Hyperloop One dhe kompaninë kanadeze TransPod, i është përgjigjur thirrjes së Elon Musk në vitin 2013.
Për ata që nuk janë të azhurnuar, ideja vjen nga CEO i kompanisë Tesla, Elon Musk, që personat të udhëtojnë brenda disa kapsulave në 1200 kilometra në orë. Prototipi i ideuar nga HTT parashikon lëvizjen në kapsula të 20 – 40 personave në tuba pa ajër, duke përdorur ngritjen në ajër magnetike.
Ky lloj udhëtimi në hapësirë mbi sipërfaqen tokësore do të kushtojë të paktën 30 dollarë.
Teknologjia e re
Ngritja në ajër magnetike qëndron në bazë të prototipit HTT për dy arsye: për të shmangur fërkimin dhe për të optimizuar konsumin energjetik.
Vagonët (quhen “Pod”) që do të udhëtojnë brenda tubave, do të arrijë shpejtësi shumë të lartë. Dhe nëse jeni klaustrofobik në një udhëtim në një tub pa ajër, ekziston zgjidhja.
HTT synon të krijojë dritare virtuale për ta bërë më të këndshme përvojën në bord. Në këtë mënyrë ju mund të sodisni perëndime dielli apo peizazhe me dëborë të ulur në një vagon.
Burimi: Corriere della Sera