Motori full hybrid, traksion integral dhe programe për të komanduar këtë fuoristradë. Një komfort optimal, finitura të nivelit të lartë dhe elemente sigurimi të nivelit të lartë. Këto janë karakterisikat e kësaj fuoristrade. Por, për stilin mund të diskutohet
Për të kuptuar më mirë dhe për të zbuluar cilësitë e Santa Fe duhet hipur në bord dhe të bëhet xhiro. Sepse pjesa e kabinës brenda është shumë më e plotësuar se pamja e jashtme e makinës. Dizajni i jashtëm duket jo shumë elegant dhe kryesisht pjesa frontale. Kjo sidomos për shijen e klientëve europianë, të mësuar me pamjen e markave rivale gjermane.
Por, këto të fundit kanë një çmim të lartë (jo më pak se 80 mijë euro), ndërsa çmimi i versionit të këtij Suv-i korean është nën kuotën e 54 mijë eurove. Megjithatë, ndonëse jo fort elegant së jashtmi, me karakteristika të tilla si pjesa përpara e re me tre dimensione në gjithë gjerësinë, me proporcione të admirueshme (4,79 m gjatësi), ky version Hyundai është mbi çmimin e vet, edhe për faktin se është një seri speciale dhe kompania koreane ofron gjithmonë kompletim shumë modern.
Pa numëruar të gjithë elementët që ofron kjo seri, do veçonim motorin full hybrid, traksionin integral, shtatë sedilje (apo si alternativë një superbagazh), veshjen e brendshme me lëkurë të qepur, kamera, sistemin audio të firmës Krell si dhe një sërë sistemesh të asistimit gjatë drejtimit, të cilat paraqesin një paketë me të vërtetë plus. Për të gjetur këto nivele të teknologjisë, komfortit dhe sigurisë duhet bërë një bashkim i shumë modeleve të tjera.
NJË TUNEL PAK MINIMAL
Duke qëndruar në sediljen e shoferit jo shumë të lartë, duhet familjarizuar me një tunel që është i fokusuar në qendër të gjithë automjetit: ka një ekran të gjerë mbi 10 inç, dalje të mëdha për klimatizatorin dhe zgjatet si një urë ndërmjet sediljeve të përparme drejt sediljeve të pasme me një vazhdimësi të vlefshme dhe dizajn karakteristik ku dallon ngjyra e shkëlqyer dhe profile alumini. Është në dy nivele, me një hapësirë për objekte të ndryshme dhe me hapësirë për butona komandash.
SIGURON 231 KUAJ FUQI
Jemi në bordin e një Hyundai Santa Fe full hybrid me kambio automatike që kontrollohet me katër komanda (marshi përpara, indietro, afoljo dhe parking) pranë të cilëve është edhe një buton me rrotull. Një ekran qendror 12 inç funksionon duke shfaqur instrumentat klasikë si dhe informacionet kryesore që selektohen me tastet në timon. Motori 1,6 turbo, 180 kuaj fuqi, i cili arrin në 231 me kontributin e njësisë elektrike, ende nuk është në punë, sepse nga frenimi manovrohet pothuaj gjithmonë me EV.
Lëvizja disa metra, ndezja e motorit termik si dhe gjithçka në bord të krijojnë një ndjenjë pozitive. Përgjigjja e akseleratorit, ndjeshmëria e timonit dhe logjika e ndërrimit të modaliteteve vendosen nga pozicioni i selektorit ndërmjet modaliteteve Eco, Sport dhe Smart, ku këmba e djathtë e shoferit bëhet nervoze.
Përshpejtimi nuk është për tu shpërfillur, sidomos për meritë të kambios automatike që bashkëvepron mirë me të dy motorët dhe i ndryshon raportet pa zhurmë. Përdorimi i pedaleve është një opsion i praktikueshëm, por që nuk ndihet ndonjë nevojë. Sipas kompjuterit, gjatë testit në 100 km u konsumuan 8.4 litra benzinë, baraz me 11.9 km/litër (serbatori mban 67 litra). Është një konsum i pranueshëm dukë pasur parasysh masën e makinës dhe aerodinamikën. Kjo edhe mund të përmirësohet nëse vihet në punë njësia elektrike.
Përveç pozicionit Eco, ka vende më të detajuara në konfigurimin e makinës që mundësojnë një ecje të qetë (kambio në afolio dhe motori termik i fikur) për të kursyer energjinë. Drejtimi në modalitetin “allegro” duhet të bashkëveprojë me një peshë jo të vogël (pak më pak se 2 ton), gjë që është një dozë jo e pakët për lëkundje dhe për reagimin e timonit. Por, kjo filtrohet nga amortizatorët e pasmë, por që nxisin një lëkundje gjatë frenimit.
Mundësia e transportimit të gjashtë pasagjerëve, veç shoferit rrit fleksibilitetin e përdorimit. Tek kjo makinë, sistemi i sediljeve të lëvizshme të rreshtit të tretë mundëson të veprohet edhe në bagazh pa hequr shumë hapësirë edhe për valixhet. Formati në formë libri i këtyre sediljeve (që realisht lënë një hapësirë të limituar për këmbët, por jo në lartësi dhe gjerësi) mundëson një hapësirë me volum në lartësi dhe vendosjen e bagazheve të ndryshme.
OFF-ROAD PO, POR DUKE GJYKUAR ME KUJDES
Kush dëshiron pak aventurë, mund të marrë edhe kënaqësi duke pasur parasysh që në traksionin integral është bashkëvendosur një selektor i modalitetit, i cili duket se është huazuar nga Range Rover. Rëra, dëbora dhe balta janë nga ana e djathtë, ndërsa asfalti nga ana e majtë.
Kështu mund të vendoset një gradim specifik i traksionit që lejon një gradë të caktuar rrëshkitjeje në terrene me rërë, duke limituar rrëshkitjen në borë. Janë të nevojshme goma të mira M+S dhe duhet pasur një minimum kujdesi për pengesa të larta, sepse, nisur nga dimensionet, Santa Fe nuk ka fenerë toke me rreze shumë të gjerë: afërsisht 18 cm.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.