Rreth 75% e kompanive në botë po zbatojnë, ose po marrin në konsideratë, plane për të ndaluar ChatGPT, ose aplikime të tjera të IA gjeneruese në punë
Entuziazmi i parë për Inteligjencën Artificiale gjeneruese duket se është shndërruar në kujdes, ku kompanitë po detyrojnë ose vlerësojnë ndalimin e përdorimit të mjeteve të tilla.
Rreth 75% e kompanive në botë po zbatojnë, ose po marrin në konsideratë, plane për të ndaluar ChatGPT, ose aplikime të tjera të IA gjeneruese në punë.
Nga këto, 61% deklaruan që masa të tilla do të jenë të përhershme ose afatgjata, sipas një studimi të BlackBerry, i kryer në qershor dhe korrik të këtij viti. Sondazhi anketoi 2000 përgjegjës të IT në Australi, Japoni, Francë, Gjermani, Kanada, Holandë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëri e Bashkuar.
Të anketuarit theksuan rreziqet që lidhen me sigurinë e të dhënave, privatësisë dhe reputacionin e markës si arsye e ndalimit. Një 83% tjetër shprehu shqetësimin se zbatimet e pambrojtura përfaqësojnë kërcënim për sigurinë në mjedisin e tyre IT.
Megjithatë, 80% vuri re se është në të drejtën e një kompanie të kontrollojë aplikacionet e përdorura nga punonjësit për qëllime pune dhe 74% thanë se ndalimet tregojnë “një kontroll të tepërt” në pajisjet e kompanisë dhe në pajisjet personale.
Përveç kujdesit, pjesa më e madhe njohin mundësitë që mund të ofrojë IA gjeneruese, ku 55% përmend rritjen e eficiencës.
Një tjetër 52% mendon se teknologjia mund të udhëheqë inovacionin, ndërsa 51% thanë se do të përmirësonte krijimtarinë. Rreth 81% ranë dakord se IA gjeneruese mund të përdoret për mbrojtjen e sigurisë kibernetike. Shishir Singh, CTO i BlackBerry për sigurinë kibernetike, deklaroi:
“Ndalimi i zbatimit të IA gjeneruese në punë mund të nënkuptojë shfuqizimin e një morie përfitimesh të mundshme për biznesin”.
Ai tha se kompanitë duhet të përpiqen të inovohen me IA gjeneruese “në nivel të sipërmarrjes”, duke u fokusuar te vlera dhe të tregojnë kujdes kur kanë të bëjnë me mjete të pasigurta të IA gjeneruese për konsumatorët.
“Me maturimin e platformave dhe hyrjen në fuqi të rregulloreve, fleksibiliteti mund të përfshihet në politikat organizative.
Çelësi do të jetë pajisja me mjetet të duhura për dukshmërinë, monitorimin dhe menaxhimin e zbatimit të përdorur në vendin e punës” – tha Singh. Pak ditë më parë, Gartner publikoi një studim, i cili zbuloi se IA gjeneruese është një ndër shqetësimet kryesore të përgjegjësve të rreziqeve të biznesit.
Teknologjia është rreziku i dytë më i cituar në sondazhin e shoqërisë së kërkimit në tremujorin e dytë 2023, duke u shfaqur për herë të parë, ndër dhjetë të parat, deklaroi Ran Xu, drejtuesi i kërkimit për rrezikun dhe praktikën e auditimit të Gartner. Raporti anketoi 249 drejtues të rrezikut të biznesit në maj të këtij viti.
“Kjo tregon rritjen e shpejtë të ndërgjegjësimit dhe përdorimit të mjeteve të IA gjeneruese nga ana publikut, si dhe larmishmërinë e rasteve të përdorimit të mundshëm dhe, për rrjedhojë, rreziqet që shkaktojnë këto mjete” – tha Xu.
/ ZDNet