Amnistia fiskale dhe penale që synon legalizimin e të ardhurave të emigrantëve nuk do të legalizojë çdo burim, deklaroi ministrja e Financave Delina Ibrahimaj gjatë konferencës për performancën e ekonomisë për 8 mujor, ndërsa shtoi se gjatë tremujorit të tretë pritet ecuri më e përshpejtuar pozitive e ekonomisë.
“Nga pyetësori i popullatës, mbi 60% e popullatës u shpreh se ishte pro amnistisë fiskale dhe penale me qëllim legalizimin e të ardhurave të emigrantëve. Ky ligj vepron brenda kufijve të Shqipërisë dhe do të aplikohet për qytetarët shqiptarë. Sa i përket nëse do të legalizojë çdo burim, nuk mund të ketë legalizime të një ndërtimi të paligjshëm. Ka filluar si proces shumë kohë përpara se të merreshin nismat ligjore”.
“Kemi pasur një rritje në sektorin e ndërtimit. Në 8 mujor kemi pasur një rritje me 15% në sektorin e ndërtimit, ndërsa sektori i prodhimit me 25% në nivel qarkullimi. Sektori i shërbimeve 13%. Sektori i transporti 35% deh sektori i tregtisë 29%.
Sa i përket turizmit, kemi pasur një rritje të qarkullimit të turizmit me 30% për periudhën qershor-gusht, 13.4 miliardë lekë më shumë se një vit më parë.
Pritshmëria pozitive për tremujorin e tretë lidhet gjithashtu dhe me numrin e bizneseve që kemi të regjistruara.
Në muajin gusht stoku i bizneseve të regjistruar sipas QKB është 126 111 biznese, rreth 4.9% më i lart se gushti i 2021
Si nivel biznesesh të reja këtë vit kemi një rritje prej 10.2%. Ka një rënie të bizneseve të pezulluara, me 7.6%.
nëse do të shohim treguesit e tregtisë së jashtme kemi pasur një rritje të importeve dhe eksporteve në vlerë. Importet janë rritur me 25%.
Rritje importeve në vëllim dhe në vlerë. Reflektimi i rënies është i lidhur me uljen e kërkesës për shkak të çmimeve shumë të larta. Sa i përket sektorëve që janë lidhur me aktivitetin prodhues në vend, kryesisht ekspertët e manifakturës kanë pësuar një rritje në vlerë dhe në vëllim.
Ka qenë një vit i thatë kemi importuar energji. Tani importimi i energjisë ka ardhur në rënie.
Të ardhurat janë 15.9% më shumë. Sa i takon shpenzimeve qeveritare në 8 muaj, kemi pasur shpenzime 1.4% më të lartë. Në bazë të informacioneve ne mendojmë se 3 mujori i tretë i vitit do të ketë një ecuri të përshpejtuar të rritjes ekonomike në krahasim me tre mujorin e dytë”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.