“Jam një punonjëse fasonerie dhe dua të di për pagën e luftës. Kam 3 muaj pa punë si do bëhet për ne. Ekonomistja më mori ne telefon në datë 13 do të të shkëput nga puna dhe ata më shkëputen që në datë 9 dhe tani me thone s’e fiton. Si do bëhet për ne, ku do hamë ne, plus që kemi për të paguar detyrimet vetëm une jam në punë nga familjarët”.
Kjo është vetëm njëra nga shumë letrat që kanë ardhur pranë redaksisë së Monitor, nga individë që ankohen se nuk po përfitojnë nga ndihma financiare, nuk e dinë nëse punëdhënësi ka aplikuar për ato dhe nuk po dinë se ku të marrin informacion dhe ku ta gjejnë të drejtën e tyre.
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, në një postim në faqen e saj në facebook u ka bërë thirrje sot të gjithë individëve individët e interesuar, të cilët konsiderojnë se mund të jenë përfitues të ndihmës financiare Paketa 2-te sipas VKM nr.305 datë 16.04.2020, por subjekti ku jane te punesuar nuk ka kryer aplikimin per ta, bëjmë me dije se kanë mundësi të paraqesin Formularin e ankesës( Formati 2 për individë) te cilin mund ta shkarkoni ne linkun :
https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1379/trajtimi-i-ankesave-per-paketen-e-ndihmes-financiare-2-menyra-se-si-duhet-te-aplikoni
Individët,duhet të dërgojnë Formatin nr. 2, të plotësuar, në adresën e dedikuar të emailit: [email protected]@tatime.gov.al.
Është e rëndësishme, theksojnë tatimet, që ankesa e dërguar nga individët duhet të përmbajë NIPT e subjektit në të cilin është i punësuar dhe ka aplikuar, NID përkatës të individit si dhe të dhëna të tjera të kërkuara në formular.
Në këtë periudhë të situatës së emergjencës së krijuar mga COVID-19, trajtimi i çdo ankese të paraqitur nga çdo individ apo subjekt, në lidhje me përfitimin e ndihmës financiare, mbështetje e Qeverisë Shqiptare, është prioritet i Administratës Tatimore, sipas burimeve zyrtare.
Denaj: Lehtësojmë procedurat, ankohuni kur nuk aplikon punëdhënësi
Edhe ministrja e financave Denaj ka njoftuar nè faqen e saj në facebook:
Për qytetarët në procesin e përfitimit të Paketës së Dytë Anti-COVID🦠
✅Nga sot lehtësojmë procesin për verifikimet e individëve
💻Cdo punëmarrës që mendon se mund të jetë përfitues i Paketës së Dytë mund të plotësojë Formularin 2 të Ankesës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
pershendetje dhe un si sh te tjere nuk kam perfituar nga pakteta 2 si pasoje e mbylljes se subjektit me vendim qeverie biznes i madh bar kafe i mbyllur me dt 11 mars..jam kryefamiljar dhe nuk kam te ardhura tjera qe nga kjo dt i karantinuar me familjen dhe asnje te ardhur apo ndihme financiare..si do ja bejme me se do jetojme?
mund te ankoheni te tatimet, vetem ata mund ta zgjidhin
Po fasoni do mari pag me thoni
Po fasoni do mari pag
nese eshte larguar nga sigurimet deri ne daten 10 prill
nese eshte larguar nga sigurimet deri ne daten 10 prill