Nga 1 qershori Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të paraqesë një ligj të ri për tatimin mbi të ardhurat që synon të targetojë profesionet e lira.
“Nga data 1 qershor ne do të paraqesim ligjin e ri të tatimit mbi të ardhurat që do targetojë profesionet e lira, do të targetojë ato që sot individët çelin biznese, ua shesin të tjerë bizneseve si shërbime duke eliminuar pagesën e taksave. Kjo nga hyrja në fuqi e ligjit që do të prezantohet së shpejti nuk do jetë më e mundur se ne baze të ligjit profesionet e lira do paguajë tatimin në bazë të këtij ligji”.
Ministrja Ibrahimaj bëri me dje se do të ketë ndryshime në ligjin për procedurat tatimore me qëllim shmangien e evazionit tatimor. Për mosdeklarimin e punonjësve apo pagave do të ketë dyfishim të gjobave.
“Ne kemi marrë masa e kemi analizuar aty ku duhet të ndërhyjmë me përshkallëzimin e gjobave qoftë për evazionin qoftë në mosdeklarimin e pagave.
Më konkretisht do bëjmë disa ndryshime në ligjin për procedurat tatimore e për gjithë shkeljet administrative apo ato që përbejnë evazion tatimor, nëse më parë kishte një rivlerësim apo gjobë të barabartë me 100% të totalit të rivlerësimit tashmë do shkojmë në 200%.
Do dyfishojmë mosdeklarimin e punonjësve si dhe për fshehjen e pagës për gjithë bizneset e mëdha, gjithashtu do dyfishomë dhe masën për mos deklarimin e saktë të pagës nga punonjësit. Këto sa i përket legjislacionit tatimor.
Sa i përket ligjit për inspektimin në punë, s’do jetë më mundësia për dhënien e një rekomandimi për një biznesin por edhe aty do kalojmë automatikisht në penalitete.
Këto penalitete i përshkallëzojmë jo për arsyen se duam të vëmë penalitete apo gjobisim bizneset, por të bëjmë të mundur që mos të bëjnë me evazion e të nxisim më shumë vetedeklarimin”, tha ministrja.
Rama: Së shpejt do të nisë verifikimi i pagës së deklaruar dhe stilit të jetesës
Me qëllim që të parandalohen evazionet fiskale, së shpejti do të nisë verifikimi i pagës së deklaruar dhe stilit të jetesës, deklaroi kryeministri Edi Rama.
“Ne do shkojmë në tutje në ballafaqimin e pagave te deklaruara me stilin e jetesës, kjo vlen për ata që marrin paga të larta dhe që i shmangen deklarimeve në mënyrë të ndryshme, ka një axhustim për tu bërë, me mbylljen e asaj hapësire ku luhet nga individët për tu shfaqur si subjekte fizike, por përtej kësaj do ecim me kontrolle që synojnë gjetjen e boshllëqeve midis deklarimit të ardhurve dhe stilit të jetesës. S’mund të kesh të ardhura X dhe të kesh shtëpi e vetura që nuk bëhen kurrë me ato të ardhura”.
Një herë në vit pagat të bëhen publike?!
Rama shtoi se do të pyeten shqiptarët në Këshillim Kombëtar për të bërë pagat publike njëherë në vit. Sipas tij do të ketë efekt vetërregullues brenda sistemit.
“Mendojmë se është e udhës ti pyesin shqiptarët mos vallë është më mirë që njëherë në vit të gjitha pagat të bëhen publike. Vendet që e bëjnë këtë, thonë se kjo ka efektin më të madh vetërregullues brenda përbrenda sistemit, ne mendojmë se kjo është shumë e vërtetë se e shohim se impakti i kësaj ngjarje dhe punës së bërë pas kësaj ngjarje… Ideja se pagat mund të bëhen publike çdo vit njëherë në vit është një ide që nuk mendoj se duhet ta aplikojmë me të thënë e me të bërë, por ia vlen të konsultohet opinioni publik”, tha Rama.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tani ne kete menyre une mendoj se vetem po veshtiresohet menyra e te punuarit ne vendin tone. Prsh fasoneria do te falimentoje si dhe te gjitha bizneset me nje profil te tille,pra qe eksportojne krahun e punes. Nqs kostot e krahut te punes barazohen ,pra shkojme ne kosto te njejte ketu me jashte vendit rrjedhimisht ky profil pune te ne do mbydhet….
Nuk e di ku po vemi…..Me duket se qeveria po mundohet te mbledhe leke e jo po shikon rrogen e te punsuarve qe kjo te rritet.
Keni dijeni si media nëse bëhet fjalë për ndryshim të mënyrës/përqindjes së tatimit për të gjithë profesionet e lira? Apo bëhet fjalë thjeshtë për penalitete të reja?
Vetëm në Shqipëri ndodh që qeveria del e flet në ajër për një ligj që nuk dihet se si do të jetë. Të presim deri në qershor që të mësojmë ç’ka në mendje Edi me Delinën.
https://www.monitor.al/propozimi-i-ri-lera-profesionistet-e-vetepunesuar-te-sherbimeve-do-te-trajtohen-me-taksim-progresiv/
drafti nuk eshte bere akoma publik
Mesa shoh nuk behet fjale per ndonje rritje te tatimit, por vetem adresim te “vetepunesimit fals”. Apo po e keqkuptoj?
Eshte kresisht per personat me paga te larta qe nuk deklarojne pagat reale por faturojne sherbime, ne menyre qe te fshehin te ardhurat