Rritja e kostove te prodhuesit, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, por edhe shtrenjtimit të lëndëve të para, po reflekton rritje çmimesh për shumë produkte të shportës ushqimore.
Nga mungesa e fuqisë punëtore janë prekur edhe furrat e bukës.
Problematika po shfaqet më e mprehtë në rrethe, ku shpopullimi është më i madh. Një furrë buke në Berat njoftoi se nga 1 prilli, çmimi i bukës masive do të rritet 10 deri 20%, pasi janë shtrenjtuar kostot nga rritja e pagave.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, tha se këtë vit, për të monitoruar problematikën e çmimeve do të ngrihet institucioni përgjegjës në varësi të Financave, që do monitorojë konkurrencën e çmimeve në sektorë të ndryshëm. Për sa i përket çmimit të bukës, Ibrahimaj theksoi se nuk rezulton deri tani rritje e përgjithshme të çmimit.
“Nuk ka një institucion që ka përgjegjës për monitorimin e çmimeve të tregut. Në vazhdimësi kemi krijuar task forca që kanë pasur detyrë specifike monitorimin e çmimeve të tregut.
Gjatë 2022, në bashkëpunim edhe me rekomandimet e BE-së, kemi menduar të krijojmë një institucion që do jetë përgjegjës për monitorimin e konkurrencës që lidhet me çmimet në sektorë të ndryshëm.
Në 2023 do të punojmë për krijimin e këtij institucioni, sepse është shumë e nevojshme.
Sesa realisht janë rritur çmimet, këtë do ta shohim kur të dalin shifrat e inflacionit. Në dijenine tonë, nuk ka pasur një rritje të përgjithshme të rritjes së çmimit të bukës, megjithatë ne politikat i hartojë dhe masat i marrin në bazë të statistikave zyrtare”.
Problematika me mungesën e fuqisë punëtore te prodhuesit e bukës u theksua më herët edhe nga Kryetari i shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave Gëzim Peshkopia.
Ndërsa për rritjen e çmimeve ai tha se rezulton të jetë individuale, ndërsa shtoi se nuk ka shtrenjtim të bukës masive në të gjithë tregun.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Ministria duhet te kuptoje qe ka nje institucion qe monitoron cmimet ne nje treg te ashtuquajtur te lire dhe ai eshte Autoriteti j Konkurences. Ndersa keto strukturatvashock qe ngrihen gjoja per te monitoruar cmimet jane deformuesit kryesor te cmimeve. Rasti konkret eshte Bordi i Transparences se cmimit te naftes. Dot qe flasim cmimi nderkomberar i naftes eshte 10-13 usd/fuçi me i lire dhe usd/lek rreth 3 leke me pak se nivelet e paraluftes ne Ukraine ndersa cmimi,per liter i naftes eshte rreth 8 leke ne i shtrenjte. Por cmimet jane te paracaktuara nga kartelet. Keto te shikoje Ministria