IDC: Tregu i PC, në rritje edhe në 2021

14/04/2021 3:24 PM 0 komente

Dërgesat në nivel botëror të PC (desktop, notebook dhe workstation) u rritën në tremujorin e parë 2021 (janar, shkurt, mars) me 55.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Të dhënat bëhen të ditura në një raport të shoqërisë së analizave International Data Corporation (IDC), që thotë se, në këtë pjesë të parë të vitit janë dërguar 83.981 milionë pajisje, duke shënuar një rritje krahasuar me 54.123 milionë pajisje në tremujorin e parë 2020.

Jitesh Ubrani, research manager për Mobile Device Trackers në IDC, tha: “Kërkesa e paplotësuar e vitit të kaluar vijoi në tremujorin e parë, e shoqëruar me atë të shkaktuar nga pandemia, duke sjellë vëllime të larta shitjesh.
Megjithatë, tregu vijon të ecë mirë, pavarësisht mungesës së përbërësve dhe elementeve logjistikë, që kanë ndikuar në rritjen e çmimeve mesatare”.

Sipas analistëve, në fund të vitit 2020, zinxhiri i furnizimit me PC nuk ishte në gjendje t’i përgjigjej kërkesës së fortë për pajisje për punë në distancë dhe mësim në distancë. Për këtë arsye, shumë porosi mbetën pas. Kurba e rritur në tremujorin e parë është pasojë e kësaj kërkese, që duhet të vijojë në gjithë gjysmën e parë të vitit aktual.

Në klasifikimin e veçantë, prodhuesi që ka regjistruar numrin më të lartë të produkteve të dërguara është Lenovo, me 20.401 njësi, ndjekur nga HP me pak më shumë se 19.000 njësi. Në vend të tretë, Dell Technologies, me thuajse 13.000 pajisje. Por është Apple kompania që ka shënuar rritjen më të madhe, me 111.5% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, edhe pse me një pjesë tregu relativisht më të vogël (8%) krahasuar me tre kompanitë e para.

Burimi: ANSA

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of