Ide dhuratash për Krishtlindje, çfarë të dhuroni në kohërat e Covid

16/12/2020 2:15 PM 0 komente

Festat e këtij viti do të kushtëzohen nga emergjenca shëndetësore – më poshtë janë disa këshilla për dhurata praktike e smart, nga teknologjia, te pajisjet për shtëpinë dhe kohën e lirë

 

PC e Tablet për smart working dhe mësimin në distancë, lexues ebook, por edhe kurse për formimin, për të gjetur mundësi të reja pune janë disa nga sugjerimet për dhurata “inteligjente” dhe praktike për festat e fundvitit.
Hapësirë edhe ideve për kohën e lirë, sportin dhe kuzhinën, për të thjeshtuar jetën në kuzhinë dhe në përditshmëri

 

DHURATA TEKNOLOGJIKE

Asnjëherë si në këta muaj, teknologjia është bërë e pazëvendësueshme në jetën e përditshme. Kompjuterë, laptop, tabletë dhe smartphone i gjen në të gjitha shtëpitë. Por nëse deri tani, të gjithë kanë përdorur pajisjet që kishin, tashmë ka ardhur momenti për të përfituar nga ofertat dhe për të blerë pajisje të reja. Ju mund të blini, për shembull kufje (Wi-Fi apo me Bluetooth) për të menaxhuar sa më mirë telefonatat dhe videothirrjet; apo karikues baterish (powerbank) të gjeneratës së fundit

 

DHURATA PËR TË LEHTËSUAR PUNËN NGA SHTËPIA

Mbetemi në kategorinë e dhuratave të dobishme. Një karrige zyre me cilësi të mirë, do t’i bënte më pak të lodhshme orët përpara kompjuterit, gjatë smart working… të paktën për shpinën.
Për të mos u nënvlerësuar janë kurset për formimin profesional. Gjatë kësaj kohe, shumë iu desh të ndryshonin (në mos të gjenin një punë të re). Një kurs për formimin profesional është një ide e mirë, që ju hap perspektiva të reja në karrierën tuaj.

 

DHURATA PËR ATA QË PËLQEJNË GATIMIN

Festat e fundvitit janë një rast i mirë për t’i kushtuar kohë kuzhinës… Falë më shumë kohe në dispozicion, ju mund të lexoni në internet receta të reja dhe të shijshme. Në këtë gjë, mund të jenë të dobishme edhe pajisjet e ndryshme elektroshtëpiake… Një tjetër dhuratë interesante është një kurs gatimi – çmimet ndryshojnë në varësi të llojit e nivelit.

 

KINEMAJA NË SHTËPI (Nga divani i sallonit)

Ndërkohë që kinematë janë të mbyllura – ju gjithsesi mund t’i shikoni filmat më të famshëm dhe seritë televizive drejtpërdrejt nga salloni i shtëpisë, me abonime televizive. Nga Netflix, Infinity, Sky Now, Disney+, Amazon Prime Video etj., – oferta është e larmishme. Konkurrenca është e madhe për këtë arsye edhe kostoja e një abonimi është e përballueshme nga kushdo.
Për ta shijuar më së miri një film, mund të jenë të dobishëm edhe aksesorë si soundbar dhe soundbox, impiant për home theatre, llamba led me dritë të butë, projektor etj.

 

DHURATA PËR ATA QË PËLQEJNË MUZIKËN

Për ata që pëlqejnë muzikën, idetë për dhurata variojnë nga instrumentet muzikore (për ata që dinë të luajnë) tek amplifikatorët (edhe në dimensione të vogla, për ata që jetojnë në apartamente) te gift card për të shkarkuar gjithë këngët e artistëve të preferuar apo disqe muzikore.
Një tjetër ide interesante janë kurset e muzikës – për fillestarë apo për muzikantë më ekspertë ose software muzikore e kufje, për t’u praktikuar e në të njëjtën kohë, duke mos shqetësuar komshinjtë.

 

DHURATA PËR KOHËN E LIRË

Në këtë fushë, idetë janë të shumta. Ata që pëlqejnë teknologjinë edhe në kohën e lirë, është momenti i duhur për të blerë apo për të dhuruar një dron. Ata që kanë pasione më të qeta – ebook është një dhuratë e mirëpritur.

 

SHOPPING … NGA SHTËPIA

Gift card mund të jenë të dobishme, këtë vit më shumë se kurrë, pasi i japin mundësinë blerësit të zgjedhë diçka dhe ta blejë kur të dojë, por t’i përdorë edhe online, me porosinë që vjen tek dera e shtëpisë. Idetë janë të shumta – pajisje teknologjike, veshje, aksesorë etj.

 

DHURATA PËR ATA QË PËLQEJNË SPORTIN, PAJISJE PËR PALESTËR NË SHTËPI

Pavarësisht se palestrat apo pishinat janë të mbyllura, ju mund të bëni ushtrime në shtëpi. Në këtë rast mund të jenë të dobishme pajisje të thjeshta për të bërë ushtrime por ka edhe pajisje që kërkojnë një buxhet më të madh.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of