Software Biznesi
Në ditët e sotme, gjithçka po drejtohet gjithnjë e më shumë drejt online. Kjo do të thotë se kur dikush është në fazat e para të krijimit të biznesit e ka të nevojshme ose më saktë të domosdoshme mbështetjen online, në mënyrë të tillë që biznesi të ecë në rrugën e duhur dhe mbi të gjitha, të ketë një sistem menaxhimi praktik dhe të sigurt të të dhënave. Ju mund të ndihmoni një prej miqve tuaj duke i dhuruar paketa software-sh të cilat do të vijnë shumë në ndihmë, sidomos në fazat e para të biznesit.
Libra biznesi
Për sipërmarrësit e rinj, mbase është e vështirë për shkak të impenjimeve që të shkojnë dhe të blejnë librat më të fundit në fushën e biznesit. Prandaj një dhuratë e tillë si librat më të rinj të biznesit, do të ishte një prej më të pëlqyerat prej tyre.
Teknologjia e fundit
Një prej sfidave më të rëndësishme për çdo biznes të ri të shekullit të 21-të është që të ecin me të njëjtin hap me trendet më të fundit të teknologjisë. Një dhuratë e tillë si p.sh ndonjë pajisje zyre e teknologjisë së fundit do të ishte një dhuratë, e cila do të vlerësohej shumë.
Mobilie zyre të veçanta
Gjatë fazave të para të krijimit të një biznesi të ri, shpenzimet janë të shumta. Një ide e mirë për të gjithë miqtë tuaj sipërmarrës të rinj, mund të ishte ndonjë pajisje zyre, mjete të ndryshme kancelarie apo mobilie zyre të personalizuara. Por në përzgjedhjen e një dhurate të tillë, duhet të tregoheni të kujdesshëm, në mënyrë të tillë që ajo të jetë funksionale dhe të mos t’ju shkojë dëm.
Konferenca të rëndësishme gjatë 2017-s
Ftesa pjesëmarrjeje në konferenca të ndryshme gjatë 2017, do të ishte një ide mjaft e mirë për të gjithë sipërmarrësit e rinj. Sado të kualifikuar të jenë, disa njohuri plus nuk do t’i bënin keq askujt.
Investimi më i rëndësishëm
Mbase ju nuk jeni tipi i personit që bën dhurata, por në vend të saj ju u jepni miqve tuaj mbështetje të vërtetë. Një formë e tillë mund të jetë p.sh., të bëheni investitor në atë kompani dhe kjo gjë nuk kërkon shuma të mëdha parash. Çdo sasi investimi mund të jetë një mbështetje e madhe sidomos në fazat e para të fillimit të një biznesi.
Koha juaj
Edhe kjo është një prej dhuratave më të rëndësishme për çdo sipërmarrës të ri. Nëse jeni të aftë në marketing, dizajn, financë, ofrojini mbështetjen tuaj gjatë një fushate të caktuar duke i ardhur shumë në ndihmë, sepse do t’i kurseni si kohë ashtu edhe para të shpenzuara me dikë tjetër që do të punësonte.