Pa publik, për shkak të COVID-19, është hapur sot panairi i teknologjisë në Berlin…
Fillimi i shtatorit, për të pasionuarit e teknologjisë, është sinonim i IFA (Internationale Funkausstellung në Berlin), panairi më i rëndësishëm i teknologjisë që zhvillohet në Europë, por edhe më i vjetri.
Që nga debutimi i parë më 1929, Internationale Funkausstellung ka shënuar pika të ndryshme kthese, por Panairi i këtij viti do të mbahet mend si një edicion unik krahasuar me vitet e mëparshme. Për shkak të pandemisë së koronavirusit nuk do të ketë publik – edhe prania e kompanive pjesëmarrëse dhe gazetarëve (jo më shumë se 800) do të jetë e reduktuar.
IFA 2020 është një takim i shkurtër, por i rëndësishëm, pas anulimit të Mobile World Congress në Barcelonë, në shkurt, dhe revolucionit të njoftuar nga CES 2021 të Las Vegas. IFA 2020 është panairi i parë në botë për kompanitë hi-tech që zhvillohet këtë vit.
Më poshtë janë të rejat më interesante që vijnë nga IFA 2020 deri më tani…
LG InstaView Door-in-Door
LG InstaView Door-in-Door është komponenti i ri i koleksionit të frigoriferëve të pajisur me dritare, për të parë brenda tij. Për më tepër, ai përdor teknologjinë me rreze ultraviolet për të luftuar viruset dhe bakteret. Funksioni Linear Cooling redukton në minimum luhatjet e temperaturës, që shkakton prishjen e ushqimeve.
Philips OLED+ 935
Philips OLED+ 935 është seria e re e televizorëve OLED me diagonale nga 48 deri në 65 inç, që përdorin teknologjinë Ambilight dhe një soundbar Bowers dhe Wilkins. Panelet janë ultra hd nga 10 bit te 100 apo 120 Hz.
Panasonic Lumix S5
Panasonic Lumix S5 është një mirrorless full frame, kompakte dhe e plotë, me lente 24,2 megapiksel dhe ndjeshmëri që shkon deri në Iso 51200 dhe teknologji Dual Native Iso, të marra nga videokamerat profesionale. Fokusi ndihmohet nga Inteligjenca Artificiale. Bateria është 2200 mAh. Kushton 1999 euro.
Philips Fidelio B97 slim
Philips Fidelio B97 slim ka një konfigurim shumëkanalesh 7.1.2, me driver Dolby Atmos Elevation dhe teknologji Surround-on-demand nga Philips Fidelio.
Samsung The Premiere
Samsung The Premiere është projektori i ri me projeksion ultra-të shkurtër, me Tizen të integruar, me teknologji dpl dhe triplo laser. Debuton me dy modele Lsp9t dhe Lsp7t, përkatësisht aktivë vetëm 30 dhe 11 centimetra nga muri.
Lenovo Yoga 9i
Lenovo Yoga 9i vjen me një ekran 14 ose 15 inç kundrejt 14 inç të versionit Slim, ndërsa procesorët do të jenë Intel Core i gjeneratës së 11 dhe opsioni Intel Core, gjenerata e 10, për versionin 15 inç 9i, i cili do të ketë ngjyrë gri.
Beko WTY91436SI-IT
Beko WTY91436SI-IT është gama e lavatriçeve të reja që përdorin avullin për të kundërvepruar me bakteret dhe alergjenët. Deri më tani janë zyrtarizuar dy modele, me kapacitete të ndryshme, me çmime që nisin nga 300 euro.
Fitbit Sense
Fitbit Sense është një smartwatch që mendon për shëndetin, e cila mat nivelin e stresit me zbulimin e aktivitetit elektrodermal (EDA). Ora inteligjente mund të monitorojë sigurisht edhe matjet e zemrës, duke përdorur një aplikacion të ri EKG dhe një sensor të temperaturës së lëkurës te pulsi, për të kuptuar nëse keni temperaturë.
Samsung Charger Pad Trio
Në pritje të AirPower të Apple, Samsung Charger Pad Trio është rikarikuesi në gjendje të rikarikojë tre pajisje njëkohësisht pa kabllo, vetëm me kontakt, falë përputhshmërisë me standardin Qi.
Burimi: Wired