Të dhënat e prezantuara nga Gfk (Growth from Knowledge) shfaqin shenja jete dhe prospektiva të mira, për një treg në ndryshim të madh si ai i elektronikës dhe konsumit
Vetëm Historia me H të madhe, ose më mirë të themi vetëm DDR (Deutsche Demokratische Republik – Republika Demokratike Gjermane) e ka ndalur – pjesërisht – IFA në 60 vitet e fundit. Kjo ndodhi në edicionin e vitit 1961, për shkak të vendimit nga ana e Gjermanisë Lindore për të ndërtuar Murin që do të ndante në dy pjesë qytetin e Europës për 50 vjet. Siç nënvizon nga skena e edicionit të 2020, Jens Heithecker, Executive Vice President Messe Berlin Group, nuk mund të ishte një pandemi botërore që do të ndalte eventin berlinez kushtuar teknologjisë, megjithëse me cilësimin e Special Edition.
Në përpjekje për t’i dhënë një përgjigje pyetjes se “si ka ndryshuar ky treg?”, të dhënat e mbledhura nga Gfk u bënë protagoniste në fjalimin tradicional të çeljes së edicionit. “IFA 2020 është një shenjë për të gjithë ne që mund të shohim përpara – thotë Heithecker – për industrinë tonë është një moment i vështirë pasi është bërë më e ndërlikuar të parashikosh sjelljen e konsumatorëve dhe dërgesa e produkteve për shkak të pandemisë është më komplekse”.
“Pandemia ka sjellë diferencim të madh të tregjeve në shtete të ndryshme, në të njëjtën kohë produktet teknologjike janë bërë vërtet pjesë e jetës sonë” – shpjegon Kai Hillebrandt, Chairman of the Supervisory Board of Gfu, në skenën e IFA. Pas muajit prill, i cili u shërbeu konsumatorëve për t’iu përshtatur situatës, shitjet rifilluan në maj, duke arritur në një rritje me 25% në fillim të korrikut”.
Sektori i IT kushtuar botës së biznesit spikati pozitivisht falë trendit të smart work që preku majat me +27% në maj dhe qershor. Kërkesa për webcam u rrit me 297% për t’iu përgjigjur zakonit të ri për videokonferenca nga çdo cep i botës; me 120% për monitorë me përmasa më të vogla dhe rreth 60% për laptopë, printerë dhe tastiera.
Më në përgjithësi, 83% e konsumatorëve ka ndryshuar zakonet e blerjeve gjatë periudhës së lockdown, duke përshpejtuar trendet e tregut të parashikuara në tre-katër vitet e ardhshme, raportohet një rritje 64% në blerjet online dhe rënie me 10% në blerjet tradicionale.
Është e nevojshme që kompanitë të kuptojnë shpejt sjelljen e re të konsumatorëve, e shkaktuar nga tronditja e tregut, dhe mbi të gjitha, të bëjnë parashikime të besueshme të shitjeve, duke gjetur standarde të konsiderueshme në sasinë e madhe të të dhënave që zotëron çdo kompani tani.
Nga blerjet totale, blerjet online përfaqësonin në maj dhe qershor 36%; 76% e të intervistuarve deklaruan se e bënë këtë zgjidhje për të kursyer kohë për shkak të nevojave të imponuara nga smart working; 60% për të shmangur dyqanet fizike për çështje sigurie. Publiciteti në mediat sociale ka rritur ndikimin e tij me 19%, 55% e përdoruesve pranon se përdor butonin “bli” në faqet e reja.
Burimi: Wired