IFC ndihmon Shqipërinë për përmirësimin e politikave për investim

16/07/2019 4:16 PM 0 komente

IFC-ja, anëtare e Grupit të Bankës Botërore, ka nënshkruar sot një marrëveshje për të ndihmuar Shqipërinë të modernizojë politikat e saj të investimeve, pjesë e një përpjekje për të krijuar vende pune dhe për të nxitur rritjen ekonomike në vend.

Sipas marrëveshjes, IFC-ja do të këshillojë qeverinë shqiptare se si të përmirësojë shërbimet ndaj investitorëve të saj dhe si të harmonizojë politikat e veta të investimeve me ato të Bashkimit Evropian (BE). Reformat janë hartuar për të ndihmuar nxitjen e investimeve të huaja në sektorë si ato të prodhimit të konstruksioneve të lehta dhe pjesëve për automjete, duke krijuar vende pune dhe duke mbështetur rritjen e qëndrueshme.

Bashkëpunimi u mundësua me kontributin financiar të Komisionit Evropian. Financimi është pjesë e një programi prej 2.5 milion eurosh për të ndihmuar ekonomitë e Ballkanit Perëndimor në procesin e anëtarësimit në BE dhe për të mbështetur zhvillimin ekonomik në Evropën Juglindore.

Reformat do të ndihmojnë Shqipërinë të tërheqë kompani të huaja dhe ta bëjë më të lehtë për to që të krijojnë biznese te reja dhe të zgjerojnë bizneset ekzistuese

“Numri i investitorëve të gatshëm për të hyrë në tregun shqiptar po rritet” tha znj. Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë. “Shqipëria dhe të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor janë angazhuar për të arritur konkurrueshmëri më të lartë dhe kenë ligje, të cilat të krijojnë një mbështetje sa më të mire për investitorët e huaj dhe zhvillimin e bizneseve.”

“Lidhja e ekonomive të rajonit me tregjet globale përmes tregtisë, transportit dhe investimeve do të ndihmojë në nxitjen e rritjes ekonomike dhe krijimin e vendeve te punes”, tha z. Thomas Lubeck, Menaxheri Rajonal i IFC-së për Evropën Qendrore dhe Juglindore.

Stephen Stork, Shefi i Seksionit Operacional pranë Delegacionit të BE-së në Shqipëri tha: “Zhbllokimi i potencialit të sektorit privat është çelësi për të mbështetur zhvillimin në Shqipëri. Për këtë qëllim, Shqipëria do të marrë masa për të nxitur investimet dhe për t’u angazhuar në zhvillimin e Zonës Ekonomike Rajonale (REA), ashtu siç është angazhuar bashkërisht me BE-në në Dialogun e Politikave të Komisionit për Programet e Reformës Ekonomike.”

Projekti është pjesë e një përpjekje më të madhe nga ana e BE-së dhe IFC-së për të nxitur investimet dhe tregtinë ndërkufitare në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore.

 

 

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of