Barcelona, në krye sërish. The International Federation of Football History & Statistics (IFFHS), federata statistikore e FIFA-s ka përpiluar klasifikimin e klubeve më të mira të dekadës 2011 – 2020, duke kurorëzuar blaugrana-t si kampionë për herë të dytë me radhë, pas ‘suksesit’ të dekadës 2001-2010.
Barcelona rezultoi klubi më i fortë për tre vjet nga dhjetë, edhe pse hera e fundit daton në vitin 2015.
Barcelona renditet në vendin e parë me 2,877 pikë, ndërsa rivalët Real Madrid (2017) dhe Bayern Munich (2020) renditen në vend të dytë dhe të tretë me përkatësisht 2,782 dhe 2,594 pikë.
Në pesë vendet e para, tre janë ekipe spanjolle, ndërsa katër ekipe janë angleze në top 10. Skuadra e parë jo europiane është Gremio FB Porto Alegrense (vendi I 14-të).
E themeluar në vitin 1899, FC Barcelona ka fituar 5 tituj të UEFA Champions League, tre FIFA Club World Cups, pesë trofe UEFA Super Cup, dhe 26 kompeticione të La Liga spanjolle.
Klasifikimi i 20 klubeve më të mira