Ilir Zela zëvendëson Pirro Xhixhon në AKEP

08/11/2017 9:59 AM 0 komente

Ilir Zela emërohet anëtar i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Me anë të vendimit të fundit të Këshillit të Ministrave, z. Ilir Zela do të mbajë postin e anëtarit të Këshillit Drejtues të AKEP, propozim i cili erdhi nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ky vendim vjen në një kohë kur u shkarkua pak javë më parë nga detyra anëtari, njëkohësisht kryetar i AKEP-it, Pirro Xhixho nga kjo detyrë. Sipas strukturës së AKEP, Z. Zela i hapet rruga për të qenë në krye të këtij institucioni, hapi i parë i së cilit është emërimi si anëtar.

Ilir Zela më herët ka mbajtur detyrën e kreut të Inspektoratit Qendror pranë Këshillit të Ministrave. Po ashtu, ai ka mbajtur postin e ministrit të Shtetit dhe Ministrit të Transporteve në vitet 2000.

Ja vendimi:

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN KUVENDIT PËR EMËRIMIN E NJË ANËTARI TË KËSHILLIT DREJTUES TË AUTORITETIT TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE POSTARE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 114, të ligjit nr.9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin Kuvendit për emërimin e z. Ilir Zela anëtar të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of