Rënia e vazhdueshme dhe e forte e orëve te punës ne nivel global për shkak të shpërthimit të COVID-19, do të thotë që 1.6 miliardë punëtorë në ekonominë informale – gati gjysma e fuqisë punëtore globale – janë në rrezik të fortë të shkatërrimit të jetesës së tyre, paralajmëron Organizata Ndërkombëtare e Punës.
Sipas “Edicionit të tretë të ILO Monitor: COVID-19 dhe bota e punës”, rënia ne oret e punës në tremujorin (të dytë) të vitit 2020 pritet të jetë dukshëm më e rende sesa vlerësohej më pare.
Në krahasim me nivelet e periudhes para krizës (TM4 2019), tani pritet një përkeqësim 10.5 përqind, i barabarte me 305 milion punë me kohë të plotë (duke konsideruar një javë pune 48-orëshe).
Vlerësimi i mëparshëm ishte për një rënie prej 6.7 përqind, ekuivalent me 195 milion punëtorë me kohë të plotë. Kjo është për shkak të zgjatjes dhe zgjerimit të masave të bllokimit.
Në rajon, situata është përkeqësuar për të gjitha grupet kryesore rajonale. Vlerësimet sugjerojnë një humbje prej 12.4 përqind të oreve të punës në T2 për Amerikën (krahasuar me nivelet para krizës) dhe 11.8 përqind për Evropën dhe Azinë Qendrore. Vlerësimet për pjesën tjetër të grupeve rajonale janë te gjitha mbi 9.5 përqind.
Ndikimi i ekonomisë informale
Si rezultat i krizës ekonomike të krijuar nga pandemia, gati 1.6 miliardë punonjës të ekonomisë informale (që përfaqësojnë më të cenueshmit në tregun e punës), nga një total në botë prej dy miliardë dhe një fuqi punëtore globale prej 3.3 miliardë, kanë pësuar dëme masive në aftësine e tyre për të nxjerre jetesën. Kjo është për shkak të masave të bllokimit dhe / ose sepse ata punojnë në sektorët më të goditur.
Muaji i parë i krizës vlerësohet të ketë rezultuar në një rënie prej 60 përqind të të ardhurave të punëtorëve informalë në nivel global. Kjo përkthehet në një rënie prej 81 përqind në Afrikë dhe Amerikë, 21.6 përqind në Azi dhe Paqësor, dhe 70 përqind në Evropë dhe Azi Qendrore. Pa burime alternative të ardhurash, këta punëtorë dhe familjet e tyre nuk do të kenë mjete për të mbijetuar.
Ndërmarrjet në rrezik
Përqindja e punëtorëve që jetojnë në vendet nën mbyllje të rekomanduara ose të kërkuara të vendit te punës ka rënë nga 81 në 68 përqind gjatë dy javëve të fundit. Rënia nga vlerësimi i mëparshëm prej
81 përqind në edicionin e dytë të Monitorit (botuar më 7 prill) është kryesisht rezultat i ndryshimeve në Kinë; në vendet e tjera masat e mbylljes së vendeve të punës janë rritur. Në të gjithë botën, më shumë se 436 milion ndërmarrje përballen me nje risk te larte te nderprerjeve serioze te veprimtarise. Këto ndërmarrje operojnë në sektorët ekonomikë më të goditur, duke përfshirë rreth 232 milion me shumicë dhe pakicë, 111 milion në prodhim, 51 milion në akomodim dhe shërbime ushqimore, dhe 42 milion në pasuri të paluajtshme dhe aktivitete të tjera biznesi.
Masat urgjente të politikave të nevojshme
ILO bën thirrje per masa urgjente, me objektiv te qarte dhe fleksibël për të mbështetur punëtorët dhe
bizneset, veçanërisht ndërmarrjet më të vogla, ato në ekonominë informale dhe të tjerët që janë të cenueshëm. Masat për riaktivizimin ekonomik duhet të ndjekin një qasje që synon hapjen e sa me shume vendeve te punës, të mbështetur nga politika dhe institucione më të forta punësimi, sisteme të mbrojtjes sociale të gjithanshem dhe të mbeshtetur me mire me fonde. Koordinimi ndërkombëtar për paketat stimuluese dhe masat e lehtësimit të borxhit do të jetë gjithashtu i rëndësishëm për ta bërë ringritjen efektive dhe të qëndrueshme. Standardet ndërkombëtare të punës, të cilat tashmë gëzojnë consensus trepalësh, mund të ofrojnë një bazë per to.
“Ndërsa pandemia dhe kriza e vendeve të punës evoluojnë, nevoja për të mbrojtur më të cenueshmit bëhet edhe më urgjente,” tha Drejtori i Përgjithshëm i ILO-së Guy Ryder.
“Për miliona punëtorë, mungesa e te ardhurave do të thotë 0 ushqim, 0 siguri dhe 0 të ardhme. Miliona biznese në të gjithë botën mezi po marrin frymë. Ata nuk kanë kursime dhe nuk marrin dot kredi. Këto janë fytyrat e vërteta të botës së punës. Nëse nuk i ndihmojmë tani, ata thjesht do të zhduken”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.