“Ernst &Young” në bashkëpunim me Premier League publikuan raportin “Premier League – Economic and social impact”.
Në raport analizohet kontributi ekonomik dhe social i Premier League dhe të klubeve të saj në Mbretërinë e Bashkuar. Raporti përqendrohet, kryesisht, në sezonin 2016 / 17 dhe tregon se si ka evoluar në kohë impakti i Premier League. Kontributi i Premier League te Prodhimi i Brendshëm Bruto i Britanisë së Madhe mund të vlerësohet nëpërmjet Vlerës së Shtuar Bruto (GVA) që gjeneron.
Në sezonin 2016 / 17, kjo shifër ishte 7,6 miliardë paund, pjesa më e madhe e të cilave (7,2 miliardë paund) rrjedh nga operacionet e klubeve. Kjo shifër është në rritje me 50% krahasuar me sezonin 2013/14.
Në sezonin 2016 / 17, Premier League ka kontribuar direkt, në një total prej 4,3 miliardë paund në Vlerë të Shtuar Bruto tek ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar (57% e impaktit total); 3,2 miliardë paund të tjerë janë gjeneruar nëpërmjet ndikimit jo të drejtpërdrejtë (1,4 mld) dhe të tërthorë (1,8 mld).
Impakti i GVA së klubeve është rritur nga 0,7 miliardë në sezonin 1998 / 99 në 7,2 miliardë paund në sezonin 2016/17 (+800%), me një normë rritje mesatare vjetore 13%.
Rritja e të ardhurave është shoqëruar edhe me hapjen e vendeve të reja të punës. Numri i punonjësve me kohë të plotë është rritur nga 11.300 punonjës në sezonin 1998 / 99 në thuajse 90.300 në sezonin 2016 / 17, një rritje me 700%.
Raporti i plotë