Importet bien 0.2% nga tkurrja e mineraleve, lëndëve djegëse e energjisë; thellohet 20% deficiti

30/03/2015 1:21 PM 0 komente

Importet shënuan një rënie të lehtë prej 0.17% për dy mujorin në raport e janar-shkurt të 2014-s, sipas raportimit të INSTAT.
Grupi kryesor që ka ndikuar rënien, ka qenë ai i mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë, që është reduktuar me 35%, në 9.2 miliardë lekë. Dy janë arsyet kryesore që kanë ndikuar në këtë tendencë, rënia e importeve të karburanteve (vetëm për janarin ato ranë rreth 33% me bazë vjetore) dhe importet më të ulëta të energjisë për shkak të motit me reshje, që ka rritur prodhimin në vend.

Grupet e tjera kanë shënuar rritje. Importet e makinerive, pajisjeve e pjesëve të këmbimit, një tregues direct I investimeve në ekonomi u rritën me gati 12% në 15 miliardë lekë.
Në rritje të fortë vjetore për dy mujorin ishin dhe “Ushqime, pije, duhan” dhe “Produkte kimike dhe plastike”, përkatësisht me 14% dhe 16%.

Rënie e lehtë e importeve, ndërkohë që eksportet u tkurrën me gati 7% për dy mujorin bëri që deficit tregtar të thellohej me 20% për 2 mujorin, në raport me janar-shkurt të një vit më parë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of