Zhvillimet në prodhim, tregti dhe punësim në tremujorin e tretë të vitit sugjerojnë se rritja ekonomike në këtë periudhë do të vijë të me ritme me të larta se mesatarja e 10 vjeçarit të fundit.
INSTAT raportoi sot se, treguesit tremujorë mbi prodhuesit e të mirave, përfshijnë aktivitetet ekonomike: industri (Industri Nxjerrëse dhe industri Përpunuese); Energji elektrike, Gaz, Avull; Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve; Ndërtim, paraqiten ecuri pozitive.
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 19,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 12,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 10,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Energjia dhe gazi, shitjet u rriten me 67% punësimi ra
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 66,9% në sektorin e energjisë elektrike, gazit dhe ujit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, raportoi INSTAT.
Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 12,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 0,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Fondi i pagave shënoi rritje 3,8%, në bizneset e këtij sektori krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Furnizimi me ujë dhe trajtimi i mbetjeve , me rritje punësimi, shitjet dhe prodhimi
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 7,3%, në bizneset e ujit dhe menaxhimit të mbetjeve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Prodhimi në volum shënoi rritje 6,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 4,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. indeksi i fondit të pagave shënoi rënie 0,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërtimi, rriten shitjet, punësimi dhe pagat
Sektori i ndërtimit shënoi një përformancë të mirë në të gjithë treguesit. Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 1,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 1,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe fondi i pagave shënoi rritje 7,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.