Mëngjesin e ditës së sotme, indeksi i aksioneve japoneze të Nikkeit, N225, ra në nivelin e tij më të ulët.
Indeksi i Nikkeit, N225, ra me 1.5 për qind në 18,813.53, niveli më i ulët që prej 8 dhjetorit.
Indeksi Topx ra me 1.4 për qind në 1,509.10, ndërsa indeksi i aksioneve JPX-Nikkei 400 ra me 1.5 për qind në 13,516.30.
Edhe indeksi i përbërë i aksioneve të Shangait pësuoi humbje këtë mëngjes. I vetmi që shënoi rritje ishte indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, i cili u rrit me 0.4 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.