Shqipëria renditet në vendin e 136 në botë, ndër të fundit, sipas Indeksit që mat aftësitë kombëtare. Në një krahasim rajonal, vendi ynë shfaq pozita më të favorshme, ndërkohë që Maqedonia renditet e 137-a, Mali i Zi i 152-ti, Bosnja dhe Hercegovina e 122-a.
Indeksi i Aftësive të Përbashkëta Kombëtare (CINC) është një masë statistikore e fuqisë kombëtare të krijuar nga J. David Singer për Projektin e Korrelatave të Luftës në vitin 1963.
Ai përdor një mesatare të përqindjeve të totalit botëror në gjashtë komponentë të ndryshëm. Komponentët përfaqësojnë forcën demografike, ekonomike dhe ushtarake.
Studimet më të fundit kanë tendencën të përdorin rezultatin (CINC), i cili “përqendrohet në masat që janë më të spikatur ndaj perceptimit të fuqisë së vërtetë shtetërore” përtej PBB-së.
Ky indeks është ende “ndër metodat më të njohura dhe më të pranuara për matjen e aftësive kombëtare”.
Në një tjetër studim të javës së shkuar, vendi ynë humbi pikë njënjë tregues që matet ccdo vit sa i përket “fortësisë së shtetit”, ai i pasaportës. Shqipëria ka humbur 2 shkallë krahasuar me 2016, në vendin e 95 në botë, ndër 199 shtete të ndryshme të marra në studim. Tre shtetet me pasaportat më të dobëta në Europë janë; Shqipëria, Bjellorusia dhe Kosova që mban sërish vendin e fundit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.