Indeksi i Cilësisë së Kombësisë, Franca kryeson sërish renditjen

28/11/2019 12:01 PM 0 komente

Indeksi i Cilësisë së Kombësisë së këtij viti e rendit sërish në vend të parë Francën, ndërsa Mbretërinë e Bashkuar në vend të tetë, por sipas autorëve të këtij indeksi, Mbretëria e Bashkuar rrezikon të humbasë më shumë pikë, kryesisht si pasojë e Brexit.

Raporti vjetor rendit secilin shtet bazuar në një sërë indikatorësh

Ky raport vlerësohet vit pas vit inga Prof. Dr. Dimitry Kochenov, profesor Drejtësie dhe autor i Citizenship” (që gjatë këtij viti mori çmimin MIT Press) dhe nga Dr. Christian H Kaelin, Kryetar i Henley & Partners dhe autor i “Ius Doni” (i cili gjatë këtij viti mori çmimin Brill, 2019).

Sipas këtij raporti, ata vlerësojnë secilin shtet duke u bazuar në faktorë si: të drejtat që qytetarët e shteteve të ndryshme kanë për të udhëtuar lirisht me pasaportat e tyre në vende të tjera. Secilit shtet i shtohen edhe më shumë pikë, sipas nivelit të stabilitetit, paqes, zhvillimit njerëzor dhe lirisë për të udhëtuar që qytetarët e tyre gëzojnë.

Gjatë tetë viteve të fundit, Franca renditet e para

Edhe këtë vit, Franca u rendit sërish në vend të parë, pasi grumbulloi 83.5 për qind nga 100 për qind të pikëve të mundshme. Gjermania dhe Holanda u renditën pas Francës, me 82.8 për qind secila, por Franca u rendit e para, kryesisht për shkak të avantazhit që gëzojnë shtetasit e saj për të lëvizur më lirisht në shtete të tjera.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u renditën në vendin e 25-të, me një total pikësh prej 70.0 për qind.

Mbretëria e Bashkuar rrezikon të dalë nga dhjetëshja e vendeve të para, në rast se ajo do të kalojë një Brexit të vështirë

Mbretëria e Bashkuar renditet në vend të tetë, por sipas autorëve të këtij indeksi, ajo rrezikon të humbasë më shumë pikë, kryesisht si pasojë e Brexit.

Sipas Prof. Kochenov, kjo gjë shpjegohet me faktin sepse Brexit nuk do t’u ofrojë anglezëve të drejtën për të lëvizur dhe për të punuar lirisht në shtetet e tjera europiane.

Dhe skenari në fjalë, padyshim që do ta nxjerrë Mbretërinë e Bashkuar nga dhjetëshja e vendeve të para të Indeksit të Cilësisë së Kombësisë.

Tre shtetet që u renditën në fund të kësaj liste janë Sudani i Jugut (në vend të 157) me 15.9 për qind, Afganistani (në vend të 158) me 15.4 për qind dhe Somalia (në vend të 159) me 13.8 për qind.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of